FOTO/ E kishit imagjinuar një ankeplast elektronik? Ja për sa kohë shërohen tani plagët

FOTO/ E kishit imagjinuar një ankeplast elektronik? Ja për sa kohë shërohen tani plagët

09:15, 11/03/2019
A+ Aa A-

Kërkimet janë në hapat e parë por testet e kryera tek minjtë janë inkurajuese. Falë një gjeneratori mikroskopik të energjisë elektrike, plagët shërohen më shpejt.

Ankeplasti elektrik për të shëruar më shpejt mund të jetë një ditë pjesë e mjekësisë dhe mund të përdoret gjerësisht në shtëpi, në spital etj.

Kjo është ajo çfarë sugjeron një studim i përbashkët i Universitetit të Wisconsin, Chengdu dhe Huazhong.

Kjo shpikje e re përdor një parim të njohur, por ende jo plotësisht e qartë: energjia elektrike stimulon migracionin, përhapjen dhe diferencimin e fibroblasteve qelizat që janë përgjegjës, në rigjenerim në rast të lëndimeve.

Deri më sot, megjithatë, përdorimi i stimulimit elektrik është një mënyrë e vështirë për të praktikuar në spital, dhe e pamundur për t'u përdorur në një mjedis të brendshëm ose kirurgji.

Punimet për krijimin e këtij ankeplasti elektrik janë kryer nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të udhëhequr nga Wang Xudong, dhe duket se për të zgjidhur problemin është përdorur nanoteknologjia, domethënë elementet elektronike, atome të mëdha e të vogla.

Veçanërisht, vija klasike ngjitëse integron një nanogjenerator (NG) që krijon energji elektrike duke shfrytëzuar lëvizjet.

Sistemi i gjenerimit elektrik nuk është veçanërisht i fuqishëm, por mjafton të stimulojë efektin shërues. Pa komprometuar fleksibilitetin e ankeplastit.

Gjeneratori NG është i përbërë nga disa shtresa të materialit të cilat, duke u fërkuar së bashku kur lëviz pacienti, prodhojnë energji elektrike.

Hulumtuesit kanë bërë tashmë testet e para mbi minjtë, duke zbuluar se ky ankeplast elektrik i shëron plagët shumë më shpejt se ankeplasti normal. Pra në rast se me ankeplastin e zakonshëm do të duheshin 12 ditë me këtë shpikje të re do të duheshin vetëm tre ditë.  

Gjithashtu shkencëtarët pohojnë se përdorimi i tij nuk ka asnjë efekt anësor në organizëm.

Analiza të mëtejshme do të bëhen mbi kafshët dhe pastaj mbi njerëzit, por shkencëtarët tani shpresojnë të zbatojnë këto sisteme në një sërë rastesh mjekësore, nga plagët për shkak të diabetit te plagët kirurgjikale. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco