Kryen një vjedhje prej 10.4 milionë dollarësh nga burgu dhe kërkon vetë dënim maksimal

Kryen një vjedhje prej 10.4 milionë dollarësh nga burgu dhe kërkon vetë dënim maksimal

08:13, 11/03/2019
A+ Aa A-

Jimmy Sabatino, është një nga mashtruesit të cilët bënë më shumë bujë në Florida pasi u deklarua fajtor për vjedhje përmes mashtrimit të 10.4 milionë dollarë. Ai u dënua me 20 vjet burg për këtë vepër penale. 

Në kohën kur ndodhi ky mashtrim gjigant ai ndodhej në burg dhe kontrollonte gjithshka përmes bashkëpunëtorëve që ndodheshin jashtë.

Gjatë gjykimit të tij, Sabatino i tha gjyqtarit se ai nuk mund të ndalojë veten nga kryerja e krimeve dhe kërkoi të dënohet me izolim në një burg Supermax, lloji më i rreptë në Shtetet e Bashkuara, duke pohuar se mungesa e kontaktit me njerëz të tjerë është i vetmi që mund ta ndalojë atë.

Sabatino, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij pas hekurave, që në moshën 19 vjeçare, po vuante një dënim në Qendrën e Paraburgimit në Miami për shkeljen e kushteve të provës së tij në vitin 2014, kur atij i erdhi në mend ideja për një tjetër mashtrim, nga brenda burgut.

Ai arriti të bindë disa agjentë për të futur në dhomën e tij pesë telefona celularë dhe këta agjentë më pas u pushuan nga puna.

Ai bashkë me një grup bashkëpunëtorësh që ndodheshin jashtë burgut arritën të ‘shpikin’ një agjenci online përmes të cilës bindnin bizneset të bizhuterive të huanin disa prej tyre kundrejt një përfitimi tek ai dhe bashkëpunëtorët më pas ata i shisnin bizhuteritë dhe ndanin fitimin.

Juria e dënoi Sabatinon së bashku me bashkëpunëtorët e tij për grup kriminal, mashtrime elektronike dhe mashtrime postare.

Gjykatësi i dha atij dënimin maksimal 20-vjet, dhe gjithashtu pranuan kërkesën e tij të pazakontë për të kryer dënimin e tij në izolim në një burg Supermax në Kolorado. Ai do të ndalohet të kontaktojë me të burgosurit e tjerë dhe të presë vizita.

Të vetmet kontakte që do të mbajë do të jenë me avokatin dhe njerkën e tij. Gjatë dënimit, Sabatino mund të dalë pak sa të marrë rreze dielli por nuk ka asnjë mundësi ndërveprimi me të burgosurit e tjerë.

Ai iu ka thënë avokatëve se do shumë të ndryshojë por nuk di mënyrë tjetër sepse duke e ndierë veten të aftë nuk ngurron t’a bëjë diçka të tillë, ndaj zgjodhi të vuajë dënimin në izolim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco