FOTO-GALERI/ Mund të shihen nga lart me aeroplan, vijnë pamjet e shigjetave prej betoni në SHBA

FOTO-GALERI/ Mund të shihen nga lart me aeroplan, vijnë pamjet e shigjetave prej betoni në SHBA

14:00, 10/03/2019
A+ Aa A-

Përfytyroni skenën: jeni duke ecur nëpër një shkretëtirë, asgjë nuk ka rrotull jush deri në momentin kur vëreni një shigjetë gjigante prej betoni.

Mos e vini në dyshim aspak, nuk jeni duke parë halucinacione. Këto shigjeta betoni nëpër shkretëtirat amerikane janë të vërteta. Këto struktura enigmatike shtrihen përgjatë Shteteve të Bashkuara.

U ndërtuan në fund të viteve 1920-të dhe në fillim të viteve 1930-të për të ndihmuar pilotët e postës të orientoheshin dhe bëhet fjalë për vite të tëra përparja shpikjes së internetit, GPS, faksit etj.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë do të kuptojmë se këto shigjeta betoni ndriçoheshin gjatë natës për t’u bërë të dukshme për syrin e pilotëve.

Tani, shumica e këtyre shigjetave janë zhdukur dhe vetëm disa prej tyre janë ende të dukshme nga Google Earth.

Ama për disa persona të dhënë pas këtyre fakteve interesante dhe kurioziteteve, ndjekja dhe fotografimi i këtyre mega shigjetave prej betoni mund të jetë një veprimtari shumë argëtuese dhe interesante.

Një rast të tillë e vërejmë te një çift pensionistësh Brian dhe Charlotte Smith nga Kalifornia të cilët duke pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion kanë vendosur të shëtisin Shtetet e Bashkuara me këtë synim; zbulimin e sa më shumë shigjetave të tilla me qëllim edhe krijimin e plotë të hartës së tyre në ditët e sotme.

Çifti tregon se interesin  e tyre për këto shigjeta interesante ‘e ngacmoi’ fakti se ato ekzistonin dhe ende nuk kishte dalë një person i cili të fliste për to dhe historinë e tyre.

Gazeta e kontrollit të trafikut ajror raporton se fenerët u zyrtarizuan në vitet 1970. Rreth katër dekada më vonë, e ardhmja e tyre mbetet e pa qartë.

"Kam një ndjenjë se do të kthehen shumë shpejt në monumente historike në dy vitet e ardhshme", thotë Charlotte.

Ajo tregon po ashtu se shumë nga shigjetat që dikur janë fotografuar nga Google Earth sot nuk janë më pra janë zhdukur ndaj dhe mendon se autoritetet duhet të impenjohen më shumë për të treguar sadopak kujdes ndaj tyre për vetë rëndësinë historike që kanë për Shtetet e Bashkuara.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco