Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ World Wide Web, së shpejti mbush 30 vjeç

VIDEO/ World Wide Web, së shpejti mbush 30 vjeç

13:03, 10/03/2019
A+ Aa A-

World Wide Web bën 30 vjeç. Më 12 mars 1989, Tim Berners Lee paraqiti një ese në CERN në Gjenevë që përfaqësonte bazën teorike të rrjetit.

Dhe me këtë ai ishte duke bërë histori: në bazë të këtij dokumenti, faqja e parë e internetit filloi në vitin 1991 dhe që atëherë ndodhi ‘shpërthimi’ në rrjet dhe vazhdon ende deri sot. Njerëzit, punojnë, komunikojnë dhe argëtohen në internet.

E megjithatë ‘këto porta’ janë ende të mbyllura për shumë popuj: ka me miliarda njerëz për të cilët Web-i është i paarritshëm për shkak të pamundësisë ekonomike ose për shkak se nuk ka investime teknologjike në vendet në të cilat ata jetojnë.

Ndërsa shqetësimi më i madh për përdoruesit të cilët tanimë janë përdorues të rregullt të rrjetit është siguria dhe privatësia.

Dokumenti që Berners Lee ka publikuar në CERN në Gjenevë është quajtur "Menaxhimi i informacionit”: është përdorur për të bërë shpërndarjen e të dhënave shkencore më të lehtë në mesin e shkencëtarëve.

Brenda dy viteve Berners-Lee dhe një tjetër studiues, Robert Cailliau, ndërtoi themelet e Web-it dhe gjithashtu krijoi broëserin e parë, programin për të shfletuar faqet e internetit.

Fizikani u nderua me titullin e 'Sir' nga Mbretëresha Elizabeta e II-të, dhe aktualisht është drejtor i World Wide Web Consortium, me të cilën ai vazhdon të shikojë zhvillimet e rrjetit.

Gjithsesi sipas analizave të bëra rezulton se www, mbetet ende një ëndërr e largët për 2 milionë njerëz të cilët nuk kanë mundësinë ekonomike dhe as teknologjinë e duhur për të përdorur internet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco