VIDEO-FOTO/ ‘Gjyshet boksiere’, për to mosha është vetëm numër

VIDEO-FOTO/ ‘Gjyshet boksiere’, për to mosha është vetëm numër

09:50, 10/03/2019
A+ Aa A-

Gratë e veçanta afrikane të cilat bëjnë një jetë aktive dhe shumë interesante për moshën e tyre variojnë në nga 60 deri në 80 vjeçe.

Ato preferojnë të kërcejnë dhe të këndojnë. Dhe dy herë në javë, bëjnë box në një palestër në Cosmo City, në periferi të Johanesburgut.

Këto gra në moshë me dashuri i quajnë ‘gjyshet boksiere’ të Afrikës së Jugut, dhe këto gra përpiqen fort të bëjnë një jetë të shëndetshme.

"Jeta ime ka qenë me ulje dhe ngritje të vazhdueshme, nganjëherë e mirë, ndonjëherë e keqe", tha 80-vjeçarja Constance Ngubane, e cila ka ardhur në boks që nga Boxing Gogos (një tjetër emër i cili përdoret për gjydhet në Afrikën e Jugut) i cili filloi në vitin 2014. "Por që kur kam filluar boks ... ndihem e re, sikur jam 16 vjeçe. Por ama jam 80 vjeçe”, ka thënë ajo.

Për këto gra, boksi është një miks midis aktivitetit fizik dhe social pasi gjatë seancave stërvitore këto gra krijojnë miqësi me njëra-tjetrën. Një studim nga Klinika Mayo zbuloi se aktivitetet fizike me më shumë ndërveprim shoqëror u siguruan këtyre njerëzve më shumë vite jetë.

Njëra prej tyre shprehet se për të mikeshat janë familja e saj dhe se i ka shumë për zemër ato.

"Ajo që ne po fillojmë të kuptojmë është se nuk është vetëm ushqimi i mirë dhe stërvitja, shumë e rëndësishme është edhe jeta sociale ndërveprimi midis njerëzve”, tha Sarah Harper, profesoreshë e gerontologjisë në Institutin e Oksfordit.

Mable Makhosi, 68 vjeç, e ka vënë re diçka të tillë. Ajo ka vënë re një ndryshim të madh në shëndetin e saj që kur filloi të vinte në palestër për boks katër vjet më parë; në veçanti, përmirësimet i ka ndjerë në stabilizimin e diabetit dhe njëkohësisht në tension.

Ajo shprehet se ka pasur rezultate aq të mira nga stërvitja sa kur shkon dhe bën vizitën e radhës në spital mjeku e saj e pyet i habitur se çfarë bën për ta mbajtur nën kontroll diabetin e tensionin dhe sigurisht përgjigja e saj është boksi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco