FOTO/ Teknologjia e re e riciklimit është më pak e dëmshme për mjedisin dhe më e dobishme

FOTO/ Teknologjia e re e riciklimit është më pak e dëmshme për mjedisin dhe më e dobishme

14:58, 08/03/2019
A+ Aa A-

Një nga problemet kryesore të riciklimit së plastikës është e lidhur me shumëllojshmëri të madhe të plastikës që kompanitë vendosin në treg, varietetet që komplikojnë riciklimin e kryer me metoda tradicionale.

Krijimi i modeleve standarde të riciklimit është e vështirë pasi llojet e ndryshme të plastikës nuk e lejojnë këtë gjë.

Kostoja e lirë është një nga arsyet kryesore të përdorimit në masë të plastikës por kohët e fundit është duke u bërë një problem i madh për mjedisin.

Një risi e re IBM mund të përmirësojë procesin e riciklimit të plastikës, siç e njohim sot.

Zhvilluesit IBM kanë shpikur kohët e fundit një reaktor presioni duke përdorur një metodë të re riciklimi të quajtur VolCat.

Pajisja ka aftësinë të riciklojë një pëlhurë të bërë nga një përzierje e pambuku dhe poliestër:

Reaktori i kësaj makine gjithashtu riciklon materialet plastike të forta dhe të pista (nga shishet në kontenierë), duke zvogëluar pluhurin e objekteve.

Procesi standard i riciklimit kërkon që llojet e ndryshme të plastikës të ndahen midis tyre, të lahen, të shkatërrohen dhe më në fund të shkrihen.

Rezultati është një material që është me cilësi të ulët dhe që shpesh nuk mund të ripërdoret në prodhime të reja.

Materiali i përdorshëm merr formën e një pluhuri të bardhë, i cili mund të futet direkt në një makinë për të prodhuar plastika të reja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco