VIDEO/ S’i pëlqejnë midhjet, 51 vjeçari nuk ngurron të telefonojë 911-tën

VIDEO/ S’i pëlqejnë midhjet, 51 vjeçari nuk ngurron të telefonojë 911-tën

12:46, 08/03/2019
A+ Aa A-

Nuk ngurroi aspak ta kthente mbrapsht pjatën e porositur një klient në një restorant në Stuart të Floridas.

Por ama nuk u mjaftua vetëm me këtë gjë por i telefonoi policisë duke hedhur si akuzë ndaj restorantit faktin se midhjet ishin shumë të vogla.

Pasi ky 51 vjeçar u ankua për përmasat e midhjeve, kamerieri i solli një tjetër pjatë me shpresën se këtë herë do të arrinte t’ia bënte qejfin por nuk ia arriti dot.

Madhësia e midhjeve nuk ishte përsëri e përshtatshme për këtë klient të pakënaqur. Ankohej sepse sipas tij këto midhje ishin shumë të vogla dhe vendosi që mos të paguante asnjë kacidhe për to.

Pas telefonatës së parë ndaj 911 me kujdes iu kërkua që të mos telefononte më këtë numër emergjencash por ai nuk ngurroi të riformonte numrin.

Kur policia vendosi ta ndalonte, ai tentoi të justifikohej se herën e dytë telefonoi sepse nuk kujtonte numrin që policia i tha se duhet të formonte për këtë rast.

Kjo telefonatë u publikua edhe në rrjetin social facebook nga vetë Departamenti i Policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco