Krijon vodka nga kjo lule por e mban sekret procesin

Krijon vodka nga kjo lule por e mban sekret procesin

15:28, 05/03/2019
A+ Aa A-

Një fabrikë e vogël pijesh në Holandë ka zhvilluar një proces për të krijuar një vodka me cilësi të lartë me vetëm dy përbërës pistilin e tulipanit dhe ujë.

Kjo vodka është krijim i 33 vjeçarit Joris Putman, ish-drejtor në profesion i cili u bë më pas një sipërmarrës. Katër vjet më parë, ai vendosi të shpikte diçka, madje edhe nëse nuk e dinte saktësisht se çfarë do të ishte, ai donte të përfshinte simbolin kombëtar të vendit të tij, tulipanin.

Pas shumë vitesh pune, eksperimente të panumërta dhe përpjekje për të bindur të tjerët që ideja e vodkës së tulipanëve ishte shumë e mirë, sot ai ka korrur sukses dhe shumë restorante luksoze kanë filluar të ofrojnë pije në menytë e tyre.

Procesi i prodhimit të kësaj pije zgjati 2 vite dhe ideatori e mbajti të fshehtë gjithë procesin.

"Tulipani ka një konsistencë që e bën procesin e distilimit të vështirë, por hera e parë që funksionoi ishte thjesht fantastike", tha sipërmarrësi i ri.

"Në fillim nuk kishte shije të mirë, por kishte një përzierje interesante dhe komplekse aromash. Por sapo ideja jonë filloi të funksiononte ne nisëm testet afatgjata të distilimit për të optimizuar aromën ", u shpreh ai.

I vetmi informacion i cili ka rrjedhur nga procesi i krijimit të vodkës së tulipanit është se ajo destilohet tre herë.

Putman më në fund ka filluar shitjen e pijes, dhe çmimi i një shisheje varion nga 48 euro deri në 295 euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco