FOTO/ Zbulohen shpellat e nëndheshme të pa eksploruara prej mijëra vitesh

FOTO/ Zbulohen shpellat e nëndheshme të pa eksploruara prej mijëra vitesh

15:14, 05/03/2019
A+ Aa A-

Arkeologët teksa po kërkonin një pus nën qytetin e lashtë Maya të Chichen Itzá në gadishullin Yucatan të Meksikës kanë zbuluar aksidentalisht një varr me më shumë se 150 objekte të cilat përdoreshin në rituale të paprekura për më shumë se një mijë vjet në një seri shpellash të cilat mund të mbajnë gjurmë të epokës së fisit Maja. Këto objekte kanë rëndësi të veçantë pasi tregojnë historinë e plotë të këtij fisi nga ngritja deri tek rënia e tyre.

Zbulimi i këtyre shpellave, të njohura si Balamku ose "Jaguar God", u njoftua nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) i Meksikës në një konferencë për shtyp të mbajtur në Mexico City.

Pas zbulimit të saj fillestar nga arkeologët në vitin 1966, Balamku u vizitua nga arkeologu Víctor Segovia Pinto, i cili shkroi një raport duke vënë në dukje praninë e një sasie të gjerë të materialit arkeologjik.

Por në vend që të gërmonin vendin, Segovia i drejtoi arkeologët që të mbyllnin hyrjen dhe të gjitha shënimet e zbulimit të shpellës në këtë mënyrë do të zhdukeshin.

Balamku mbeti i fshehur për më shumë se 50 vjet derisa u rihap në vitin 2018 nga eksploruesi i National Geographic Guillermo de Anda dhe ekipi i tij i kërkuesve nga Projekti i Madh i Maya Aquifer gjatë kërkimit të tyre për pusin e shenjtë të ujit nën Chichén Itzá.

Hulumtimi u financua pjesërisht nga një grant nga Shoqata Kombëtare Gjeografike.

"Nuk mund të flisja, fillova të qaj. Kam analizuar mbetjet njerëzore në [Chichen Itza], por asgjë nuk krahasohet me ndjesinë që kam përjetuar kur hyra, vetëm, për herë të parë në atë shpellë ", thotë de Anda, eksplorues.

Për të hyrë në shtatë dhomat e identifikuara deri më tani brenda Balamku-t, arkeologët duhet të zvarriten për të kaluar një hapësirë shumë të ngushtë dhe një terren torturues.

Në raportin origjinal mbi shpellën realizuar së fundmi nga arkeologu dhe eksploruesi i GAM James Brady i Universitetit të Kalifornisë u identifikuan 155 objekte, disa me fytyra të zotit Toltec Tláloc dhe të tjerë me shenja të pemës së shenjtë ceiba, një përfaqësim i fuqishëm i universit Maya.

Se përse Segovia do të vendoste të mbyllte një zbulim të tillë fenomenal është ende një çështje në diskutim.

"Për Majat shpellat konsideroheshin si rrugë drejt botës së nëndheshme," thotë Holley Moyes, nga Universiteti i Kalifornisë, ekspert për arkeologjinë dhe përdorimin fetar të shpellave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco