FOTO/ Ja si duket super Hëna që ja vlen ta presësh edhe një vit

FOTO/ Ja si duket super Hëna që ja vlen ta presësh edhe një vit

12:49, 05/03/2019
A+ Aa A-

Distanca Tokë-Hënë është afërsisht 384 mijë km. Nuk është e qëndrueshme dhe e përcaktuar sepse orbita e përshkruar nga Hënë rreth Tokës është eliptike: distanca e saj varion nga 356 në 406 mijë km.

Kur Hëna është e plotë dhe është shumë afër Tokës, ne mund të shohim të ashtuquajturën super-hënë. Kur hëna e plotë ndodh me satelitin tonë në zonën më të largët prej nesh, atëherë flasim për një hënë të vogël.

Prandaj këto kushte të veçanta varen nga distanca e Hënës deh fazat e saj. Përveç kësaj ndikon edhe horizonti i cili po ashtu ndryshon. Kur është poshtë Hëna duket më e madhe se kur është në lartësi më të mëdha.

Ky fenomen ende nuk është shpjeguar plotësisht, por, sipas hipotezës më të zakonshme, hëna e ulët duket më e madhe, sepse mund të krahasohet me objekte të tjera në tokë si me ndërtesat dhe pemët. Së bashku me madhësinë shtohet edhe ndriçimi gjithashtu rritet, deri në pikën që vëzhgimi i hënës gjigante me dylbi mund të na dëmtojë seriozisht sytë.

Normalisht madhësia e hënës varet shumë nga distanca që ka ndaj planetit Tokë. Dhe njëkohësisht ndihet ndikimi i hënës në baticat e zbaticat. Sa më afër Hënës, aq më shumë do të shënohet efekti i saj në det.

Madje ka edhe teori shkencore sipas të cilave Hëna ka ndikim në shkaktimin e cunameve.

Super hëna është shumë interesante por nëse i kërkoni një astronomi ta shikoni atë me teleskop kjo do t’iu dëmtonte.  Të vështrosh hënën është shumë më e bukur për syrin kur ajo pritet nga drita e diellit sepse kështu është më interesante dhe i duken më tepër detajet ndërsa kur e shikojmë të plotë ajo i humb ato. Madje kur është në formë drapri mund të dallojmë edhe dritë hijet e maleve që ndodhen në këtë planet.

Ia vlen pritja për të parë një super hënë e cila mbase mund të krijohet edhe vetëm një here në vit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco