Këto teori shkencore askush nuk i besoi por u vërtetuan disa vite më vonë

Këto teori shkencore askush nuk i besoi por u vërtetuan disa vite më vonë

10:50, 05/03/2019
A+ Aa A-

Teoritë shkencore nuk janë të lehta për t’u pranuar botërisht. Vetë historia na tregon se shumë shkencëtarë kanë sakrifikuar jetën e tyre duke patur bindje lidhur me teorinë që kanë nxjerrë pas vitesh të tëra studimi dhe eksperimentesh. Një ndër ta është Galileo Galilei i cili edhe pse u dënua me vdekje përsëri nuk hoqi dorë nga teoria e ti e famshme se; “Toka rrotullohet rreth vetes dhe diellit”.

Shumë nga nocionet shkencore që ne tani i konsiderojmë si shtylla të dijes kanë ndjekur këtë rrugë.

Në kohën e formulimit të tyre të parë, hasën në mosbesim, duke u konfirmuar më pas në dekadat në vijim.

Më poshtë janë pesë shembujt më të bujshëm të teorive shkencore që fillimisht nuk u besuan nga askush:

1. Teoria e Kontinenteve

 Sot teoria se kontinentet lundrojnë mbi një materie të ngurtë e studiuesit gjerman Alfred Wegener, fillimisht u vu në dyshim dhe nuk u pranua. Gjeofizikani e formuloi atë në vitin 1912.

Sipas tij toka është një planet i paqëndrueshëm ku kontinentet janë gjitmonë në lëvizje.

Teorinë e tij ëegener e bazoi në disa fenomene të cilat ai i kishte analizuar si për shembull disa zhvendosje të brigjeve detare apo sipërfaqe pyjesh sot tropikale të cilat dikur ishin të mbuluara nga akulli.

Ideja u hodh poshtë tërësisht nga komuniteti shkencor në atë kohë. Shkencëtari, i cili vdiq në vitin 1930, dhe nuk arriti të marrë meritat e zbulimit të tij.  

2. Teoria e evolucionit për seleksionimin natyral

Origjina e llojeve si pasojë e seleksionimit natyror (Mbi origjinën e specieve, 1859), veprë e Charles Darëin, i cili tehemeloi biologjinë moderne, u prit me entuziazëm nga një pjesë e mirë e komunitetit shkencor, megjithatë, ajo u godit menjëherë nga kritikë e moralistë të cilët besonin vetëm në interpretimin e Biblës lidhur me këtë çështje.

Darvinizmi ka qenë vazhdimisht viktimë e shtrembërimit të teorive të tij madje deri në ditët e sotme ka pjesë nga teoritë e tij që ende diskutohen.

3. Lëshimi i raketave

Goddard Space Flight Center në NASA është quajtur kështu për nder të Robert Goddard (1882-1945), babai American i shkencës së raketave moderne, është ai që për herë të parë mendoi se një raketë mund të dërgohej në Hapësirë. nisnjë raketë në hapësirë, ose të fluturojnë për në hënë. Por flitet për vitet ‘900 dhe kjo ide ishte shumë moderne për t’u mirëpritur.

Goddard projektoi motorin e parë për raketë në 1914.

Në vitin 1920, një editorial në New York Times u tall me të në postimin që bëri.  

Teoritë e Goddard, përmes Wernher von Braun, më vonë u materializuan nga Gjermania naziste (me raketa ushtarake balistike V2).

Në 17 korrik të vitit 1969 tri ditë para uljes në hënë, gazeta amerikane tërhoqi artikullin e publikuar më herët.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco