FOTO/ Valë uji të nxehta në oqeane, ja dëmet që shkaktojnë

FOTO/ Valë uji të nxehta në oqeane, ja dëmet që shkaktojnë

10:07, 05/03/2019
A+ Aa A-

Valët e nxehta të cilat shpërndahen në planet në periudha të caktuara të vitit janë të këqija për shëndetin e njeriut.

Ato në disa momente  mund të çojnë në situata vdekjeprurëse kjo si pasojë e dehidrimit dhe goditjes nga temperaturat e larta.

Si i nxehti ekstrem në Tokë edhe valët e nxehta në det mund të shkaktojnë dëme aspak të vogla në krijesat nënujore.

Një studim i ri zbuloi se dukuritë e valëve të nxehtësisë detare janë rritur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë se sa vdekjeprurëse është kjo dukuri për biodiversitetin.

Valët e nxehtësisë detare krijohen në periudha kur temperatura mesatare e ujit në një rajon të caktuar është jashtëzakonisht e lartë.

Në 30 vitet e fundit, ditët me valë të nxehta detare janë rritur mbi 54 përqind, një dukuri që autorët e studimit e kanë zbuluar si rezultat i rënies së jetës në oqeane.

Valët e të nxehtit detar me një lartësi të konsiderueshme njihen si "blob", patën një ndikim të madh në ngrohjen e ujit në Bregun Perëndimor të SHBA nga 2014-2016, ndaj dhe u përfshinë në një studim.

Blob ishte përgjegjës për humbjet masive të gjithçkaje nga bota nënujore nga jovertebrorët te gjitarët detarë.

Për të marrë një panoramë globale se si valët e nxehtësisë detare po ndryshojnë jetën në oqeanet e botës, studiuesit kanë shqyrtuar 116 dokumente të botuara më parë.

Ai u dha atyre të dhëna nga mbi 1.000 shënime të ndryshme ekologjike.

Më pas ata përdorën grupet e të dhënave ekzistuese për të përcaktuar sasinë e biodiversitetit në një rajon të caktuar.

Veçanërisht shqetësuese për shkencëtarët ishin rajonet me biodiversitet të dendur që përjetuan ngrohjen.

Këto rajone ishin veçanërisht në rrezik që jeta të dëmtohej ose të vdiste dhe të kishte efekte të rënda në ekosistemet fqinje.

Ngrohja pengon funksionet tipike të habitateve nënujore. Koralet, për shembull, nuk rriten më kur iu nënshtrohen temperaturave më të ngrohta se mesatarja.

Pastaj ata i dëbojnë algat e tyre simbiotike dhe i nënshtrohen një procesi gjatë të cilit korali fillon të ‘vdesë’ duke u kthyer në një ngjyrë të bardhë e të zbehtë. Procesi quhet si ‘zbardhja e koraleve’.

Në vitin 2005, SHBA humbi gjysmën e koraleve në Karaibe.

Kur koralet vdesin, ata nuk mund të strehojnë qindra peshq dhe specie të tjera detare që jetojnë në shkëmbinjtë nënujorë.

Stuhitë tropikale do të krijojnë edhe më shumë shkatërrime, sepse shkëmbinjtë e koraleve nuk do të mund të vazhdojnë të rriten dhe të mbrojnë brigjet nga valët.

Pakësimi i biodiversitetit mundet gjithashtu një ditë të ketë ndikime të thella në sigurinë e ushqimit dhe ekonomitë e bazuara në det.

Popullatat globale të peshkut të marrë për konsum njerëzor nga peshkatarët janë ulur me rreth 4 për qind.

Për disa rajone ku ka edhe peshkim pa kriter kjo vlerë shkon deri në 30%.

Shkencëtarët pohojnë se një rol të rëndësishëm ekosistemi nënujor luan edhe në grumbullimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera por nëse flora nënujore dëmtohet atëherë ky CO2 do të lëshohet në atmosferë.

Çfarë mund të bëhet?

Shkencëtarët nuk e përjashtojnë mundësinë se njerëzit luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë pasi ndotja e vazhdueshme e ujërave të deteve e oqeaneve përmes derdhjeve plastike ka nxitur krijimin e valëve të nxehtësisë në dete është edhe në dorën tonë mbrojtja e ekosistemit nënujor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco