E kishit menduar? Edhe ambienti ku ndodhemi ndikon në perceptimin e shijes

E kishit menduar? Edhe ambienti ku ndodhemi ndikon në perceptimin e shijes

14:38, 04/03/2019
A+ Aa A-

Mjedisi ka një ndikim të madh në perceptimin e shijes. Një ekip hulumtuesish në Universitetin e Oksfordit (Britania e Madhe) ka vendosur 440 persona që të shijojnë të njëjtin uiski tri herë por në mjedise të ndryshme.

Dhoma e parë ishte e mbushur me bimë, kishte një qilim me bar natyral dhe karrige druri në të cilat pjesëmarrësit ishin ftuar të uleshin.

Në ajër kishte një aromë të barit të porsa prerë dhe në sfond ndihej lëvizja e pemëve dhe zhurmat e zogjve.

Tinguj dhe aromë kokosi.

Dhoma e dytë kishte mobilje dhe pajisje të rrumbullakëta, dhe kolltuqe të mëdha të veshur me susta, gjithashtu të rrumbullakëta, për të përcjellë një ndjenjë butësie dhe ëmbëlsie.

Përveç kësaj, kishte një tas me fruta të thata, ndihej një aromë të ëmbël dhe një tingull i mprehtë i këmbanave.

Së fundi, dhoma e fundit ishte e gjitha prej druri, nga mobiliet, deri te objektet, deri edhe mbulesa e mureve dhe dyshemeve.

Kishte aromë druri në ajër dhe kërcitja e një druri që digjej mund të dëgjohej.

Në varësi të vendit, shijuesit gjykonin shijen e uiskit si të ëmbël apo pak të hidhur.

Jo vetëm këtë: edhe pse e dinin se provuan të njëjtën shije ata përzgjodhën uiskin që pinë në dhomën tërësisht prej druri.

Gjithashtu në Universitetin e Oksfordit, u zbulua se shija e një karameleje mund të ndryshojë edhe në sajë të ambientit. Personat që dëgjonin muzikë teksa hanin karamele thanë se ishte më e ëmbël se ata që e hëngrën pa muzikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco