Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Një skenar mashtrimi për Guinness, fiton 280.000 euro në pak minuta

Një skenar mashtrimi për Guinness, fiton 280.000 euro në pak minuta

11:05, 04/03/2019
A+ Aa A-

Një mashtrues nga Tailanda u arrestua me akuzën e vjedhjes pasiqë krijoi me sukses një plan perfekt përmes të cilit krijoi një dyqan bizhuterish të rreme. Pre e mashtrimit ra një biznesmen Indian të cilit arriti t’i ‘rrëmbejë’ një diamante shumë të çmuar.

Pipatpongpat Suksawatpipat,është personi i cili u arrestua për super vjedhjen e diamantit. Pak vite më parë ai ishte një tregtar i pasur bizhuterish, por humbi gjithçka kur nisi të luajë kumar.

Ai në pak vite kaloi nga një ekstrem në tjetrin, nga të qenit një nga njerëzit më të pasur në Chanthaburi, qyteti ku jetonte, ai mbeti me gjithësej 1000 euro dhe mendoi të shfrytëzonte këtë shumë të vogël parash për të fituar shumë më tepër me planin e tij.

Me planin e sofistikuar që hartoi ai në vetëm një javë, arriti të marrë me qira hapësira tregtare duke e kthyer atë në një dyqanme bizhuteri të rreme, ku edhe për tërhoqi një argjendar indian i cili zotëronte një diamant prej 280,000 eurosh, dhe si përfundim e vodhi këtë diamant dhe u larga.

Sipas burimeve të policisë, Pipatpongpat e kishte hartuar me kujdes planin e tij. Ai e kishte takuar më parë tregtarin e bizhuterive Jain Vaiphav në një panair bizhuterish, dhe me këtë rast të dy kishin shkëmbyer numrat e telefonit.

Kur mashtruesi mësoi se Vaiphav kishte shitur një diamant prej mbi 280,000 eurosh, ai nisi të zbaojë një plan për ta vjedhur diamantin e çmuar.

Pipatpongpat Suksaëatpipat e ftoi biznesmenin në dyqanin e tij me bizhteri false dhe kërkoi që të shikonte diamantine në dritën e diellit përpara se ‘t’a blinte’ dhe fiks në këtë moment ai e mbylli tregtarin Brenda në dyqan dhe hypi me vrap në një motorrist i cili e priste tek dera duke u larguar pa lënë gjurmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco