A ka ngjashmëri midis pronarit dhe kafshës së tij shtëpiake?

A ka ngjashmëri midis pronarit dhe kafshës së tij shtëpiake?

11:00, 04/03/2019
A+ Aa A-

Ndonjëherë ne krijojmë një përfytyrim sikur qeni dhe i zoti kanë ngjashmëri midis tyre por sa është kjo e vërtetë?

Studiues të ndryshëm të marrëdhënieve njeri-kafshë kanë mbërritur në konkluzionin se janë personalitetet ato që ngjajnë dhe jo aspekti fizik.

William J. Chopik, një psikolog social në Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe autori kryesor i studimit, ka monitoruar se si sjelljet njerëzore ndryshojnë me kalimin e kohës kur ata kanë një kafshë në shtëpinë e tyre.

Studimi i tij mori në shqyrtim pronarët e 1.681 qenve duke analizuar personalitetet e të dyja palëve. Ai zbuloi se qentë dhe pronarët e tyre kanë tipare edhe pse mund të duket e habitshme, të ngjashme të personalitetit.

Një person shumë solar ka dy herë më shumë gjasa të ketë një qen i cili është shumë aktiv dhe entuziast dhe më pak agresiv sesa dikush që është më introvert.

Studimi gjithashtu gjeti se pronarët me karakter të përgjegjshëm zotëronin kafshë të cilat ishin trajnuar dhe i përgjigjeshin kërkesave të pronarëve të tyre.

Ndërsa pronarët nervozë në karakter kanë kafshë më të frikësuara.  

Chopik thekson se është shumë e lehtë të mësosh rreth karakterit të pronarëve sepse mjafton komunikimi por nuk është aspak e lehtë të njohësh personalitetin e një kafshe, për këtë duhet pyetur pronari i tij.  

Studime të ngjashme kanë gjetur se të njohurit, perona të afërt, të huajt etj që kanë parë sjelljet e vazhdueshme të një pronari dhe kafshës së tij kanë vlerësuar ngjashmëri të dukshme mes tyre.

Përse ekzistojnë këto ngjashmëri? Studimi nuk i shpjegon shkaqet, por Chopik ka një hipotezë.

"Një anë e karakterit ‘të përputhshëm’ është qeni që zgjedh dhe nga ana tjetër qëndron mënyra se si kjo kafshë transformohet pranë pronarit", thotë ai.

Chopik thotë se kur njerëzit mendojnë të adoptojnë një qen mendojnë gjithmonë për një racë që përshtatet me ritmet e tyre të jetesës.

Pastaj, qoftë përmes një trajnimi të ndërgjegjshëm ose ndërveprimeve të përditshme, ne e vetvetiu e modifikojmë sjelljen e tyre dhe ata ndryshojnë kur ne ndryshojmë. Jeta jonë dhe stili ynë ndryshojnë në vazhdimësi po ashtu edhe personalitetet tona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco