VIDEO/ Një mikroçip nën lëkurë, kjo është shpikja më e re e teknologjisë

VIDEO/ Një mikroçip nën lëkurë, kjo është shpikja më e re e teknologjisë

09:49, 04/03/2019
A+ Aa A-

Teknologjia ka marrë një zhvillim të lartë me kalimin e viteve dhe në një kohë mjaft të shkurtër njerëzimi është befasuar nga risitë dhe nga ndihma që shpikjet e reja i ofrojnë jetës sonë.

Në një event në Barcelona të mbajtur së fundmi ku shumë persona prezantuan produktet e tyre pati edhe një vullnetar i cili vendosi të provojë të bëjë jetën e tij ‘inteligjente’ nga brenda trupit.

Bëhet fjalë për një çip i cili inserohet në brendësi të trupit. Por si krijohen ata?

Ky çip i vogël me madhësinë e një kokrre rëre është i veshur me një material biokompatibël që e mbron atë nga një dëmtim i mundshëm kur vendoset nën lëkurë, dhe për të komunikuar shfrytëzon teknologjinë e identifikimit përmes radio frekuencave (RFID).

Në këtë rast të veçantë, çipi përmban të gjitha kredencialet e nevojshme për identifikimin e një personi dhe këto të dhëna janë të mjaftueshme për të hapur derën shtëpisë për shembull, por ky nuk është i vetmi eksperimenti i këtij lloji që kemi parë kohët e fundit.

Në fakt, në skenë bashkë me Edgar Pons, personi që ka vendosur çipin live në skenë, ka qenë edhe një person tjetër i cili vendosi një çip për pagesat dhe për demonstrim ajo ka kryer një duke vendosur smartfonin në pjesën e lëkurës ku u implementua çipi.

"Është shumë i dobishëm për mua sepse kam një shtëpi të automatizuar. Dhe në qoftë se unë do doja ta hiqja këtë çip do të mjaftonte një prerje e vogël në lëkurë ", tha vullnetari Edgar Pons.

Ndoshta për momentin vetë idea se ne mund të vendosim një çip në lëkurë duke absurditet po mbase në të ardhmen kjo gjë do të jetë mëse normale megjithëse ka një rrezik të vogël lidhur me çështjen e sigurisë për informacionet personale. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco