VIDEO/ Pronari i bën namin, e paimagjinueshme çfarë mbante në vaskën e tualetit qiraxhiu

VIDEO/ Pronari i bën namin, e paimagjinueshme çfarë mbante në vaskën e tualetit qiraxhiu

09:28, 04/03/2019
A+ Aa A-

Nuk janë të pakëta rastet kur qiradhënësit dhe qiraxhinjtë janë në konflikt midis tyre dhe kjo jo pa arsye. Ankesat më të mëdha të qiradhënësve janë për dëmtime të mobilieve. Por edhe prania e kafshëve shtëpiake mund të jetë një burim konflikti med të dy palëve dhe një qiraxhi në SHBA e ka ekzagjeruar jo pak.

Pronari i një shtëpie në Missouri zbuloi se qiramarrësi i tij mbante në vaskën e tualetit një krokodil dy metra të gjatë.

Departamenti i shërbimeve të banimit në Kansas raportoi se qiradhënësi tejet i shqetësuar kontaktoi autoritetet kur zbuloi aligatorin, të gjetur pikërisht në momentin kur zbriti tëk qirramarësi për ta njoftuar se kontrata mes tyre po skadonte.

Zëdhënësi i Departamentit John Baccala tha se autoritetet duhej të thërrisnin një specialist përgjegjës për të kapur aligatorin.

"Operatorët tanë janë shumë të kualifikuar, por kjo është pak e pazakontë për përvojën e tyre", tha Baccala.

Krokodili i cili peshonte 200 kg u kap dhe u dërgua në Ishujt Monkey dhe në Sanctuary-in e Greenëood. Kafshët e tjera, kryesisht lepujt dhe gjarpërinj, të cilat mbaheshin po ashtu në banesë, u dërguan në strehimoren Pet Project në Kansas.

Ish-qiramarrësi, Sean Casey, tha se krokodili është quajtur Catfish për shkak se ‘ishte i urtë si një mace’. Casey tha se Catfish, e cila ishte kafsha e saj ‘shtëpiake’ prej katër vitesh, "ishte një hardhucë e madhe dhe gjithmonë e buzëqeshur".

Por autoritetet kanë shpjeguar se nuk është e ligjshme që aligatorët të mbahen si kafshë shtëpiake në qutetin e Kansas-it.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco