Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ E habitshme: E varrosin për së gjalli, kjo ishte dëshira e tij

VIDEO/ E habitshme: E varrosin për së gjalli, kjo ishte dëshira e tij

08:25, 04/03/2019
A+ Aa A-

Deeraj kharol, një heremit i cili jetoi për disa vjet në një tempull në fshatin Karocho kA Kheda, Rajasthan, javën e kaluar njoftoi se kishte planifikuar ceremoninë e tij mortore si pjesë të një rituali të çuditshëm për të marrë "Samadhi" (shpëtim) dhe rituali do të përmbyllej me ringjalljen e tij si të ishte Perëndi tre ditë më vonë.

Në vend që ta bindnin të mos bënte diçka të tillë, bashkëqytetarët ishin tepër entuziastë ndaj vendimit të tij dhe u ofruan ta ndihmonin në ndonjë mënyrë, duke gërmuar një varr për të pranë tempullit.

Në ditën e parë të Navratra (ritualit), ata e varrosën, sipas udhëzimeve të tij.

Fshatarët nga fshati i tij dhe nga fshatra pranë u mblodhën për ngjarjen e madhe dhe, pasi mbuluan varrin me gurë dhe pllaka balte, filluan të luteshin pranë tij.

Për fat të mirë të Kharol-it, lajmi i ritualit të tij u përhap me shpejtësi në mesin e komunitetit vendas dhe ka mbërriti deri në një stacion të policisë vendase, ku agjentët sapo mësuan këtë gjë nxituan në fshatin Karocho kA Kheda me një grup ndërhyrje.

Kur agjenti Mansingh Dev dhe kolegët e tij arritën në gropën ku ishte mbuluar Deeraj Kharol, ata u pritën nga protestat e fshatarëve që i penguan të ndërhynin.

Policisë së pari iu desh të bindte pleqtë e fshatit se i varrosuri do të vdiste meqënëse do t’i mungonte ajri për tre ditë në gropë dhe pasi këta u bindën lejuan forcat e rendit të ndërhynin.

Kharol ishte i vetëdijshëm kur policia e nxori nga varri.

Ai u dërgua në spitalin më të afërt dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u tha oficerëve se ishte dëshira e tij për të kryer "samadhi"(shpëtim)  dhe se fshatarët që e ndihmuan nuk duhej të fajësoheshin. Një hetim, megjithatë, tani është ngritur rreth kësaj çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco