Mbetjet e ricikluara kthehen në lëndë të parë super cilësore

Mbetjet e ricikluara kthehen në lëndë të parë super cilësore

15:43, 03/03/2019
A+ Aa A-

Gomat e vjetra që transformohen në karburan dhe hekur.  

Një grup studiuesish kanë krijuar një mikrovalë speciale e cila nuk i djeg gomat e vjetra por i kthen ato në karburant si në naftë metan dhe hekur. Riciklimi bazohet në parimin e pirolizës dhe ju mundëson të shndërroni një gomë në vetëm gjysmë ore, duke marrë lëndë djegëse si hidrogjeni, LPG me metan (15%), naftë (40%)

Image

Mbetjet ushqimore të cilat kthehen në letra

Crush është një lloj i ri letre i prodhuar nga Favini e Vicenza, duke filluar nga mbetjet e agrumeve, rrushit, qershisë, livandos, misrit, ullinjve, kafesë, kivit, lajthive dhe bajameve: nga këto ushqime të merret një lloj letre me ngjyrë për paketim.

Image

Ananas për të bërë këpucë dhe çanta.

Piñatex është një material i bërë nga gjethet e ananasit, aq i qëndrueshëm sa mund të përdoret për të bërë çanta dhe këpucë. Kjo ide së pari lindi në Spanjë frymëzuar nga rrobat tradicionale të qëndisura në Filipine. Rezultati? Një super lëkurë-eko, me kosto të ulët.  

Image

Fruta për të prodhuar lëkurë.

Është ende në fazën eksperimentale, por Fruitleather së shpejti mund të arrijë në shtëpitë tona në formën e një materiali të qëndrueshëm shumë të ngjashëm me lëkurën, që do të përdoret për të prodhuar këpucë, por edhe copa për kolltuqe dhe karrige.

Ideja e cila nisi në Roterdam duke bërë mbledhjen e frutave dhe perimeve të kalbura nga tregjet i kthyen ato një pure, e cila pastaj thahet.

Image

Lëvozhgat e vezëve në çimento

E çuditshme, por e vërtetë: lëvorja e brishtë e vezëve mund të shndërrohet në çimento të fortë dhe me cilësi të lartë. Studiuesit e Calchéra San Giorgio di Trento kanë arritur të transformojnë lëvore veze në çimento  dhe e bëjnë atë falë një përbërje të bazuar në argjilë: sapo levoret derdhen dhe vendosen në një temperaturë prej 900-1000 gradë, ato bëhen gëlqere ashtu si gurët në gurore.

Dhe duke përzier këtë karbonat me një balte natyrale, marrim një çimento më elastike sesa ajo tradicionale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco