Krokodili që bëri lëmsh rrjetet sociale

Krokodili që bëri lëmsh rrjetet sociale

14:31, 03/03/2019
A+ Aa A-

Pamjet e një krokodili të madh që peshonte 317 kg, me një gjatësi prej 4 metrash u bë virale në rrjete sociale ku shumë njerëz që nuk besonin se imazhi ishte i vërtetë.

Zvarraniku gjigant u shpëtua nga disa kërkues nga një gropë ujitje pranë Liqenit Blackshear, Gjeorgji, SHBA, dhe imazhi u postua në Facebook.

Por, pavarësisht se Departamenti i Burimeve Natyrore lavdëronte veprimet e ekipit, disa komentues online këmbëngulën se fotografia ishte e rreme.

Një prej komenteve ishte: ‘False! Ky është një gënjeshtër e ofruar nga kamera.

Ai është ulur pas krokodilit dhe e bën të duket më i madh se sa është.’

Por cdo gjë u sqarua nga deklarata e personit në foto që thoshte:

‘Shumë njerëz mendojnë se është e rremë, por unë ju siguroj që nuk është. Unë jam personi në foto.

Më mori goxha kohë që ta nxirrja krokodil nga kanali ku ishte. Ishte më i madh se sa pritej dhe ne morëm një ekip të madh për ta lëvizur.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco