Kompania telefonike 'Huawei' bëhet 'mollë sherri' mes Kinës e SHBA

Kompania telefonike 'Huawei' bëhet 'mollë sherri' mes Kinës e SHBA

12:08, 03/03/2019
A+ Aa A-

Drejtoresha financiare e Huawei Meng Wanzhou akuzuohet se ka shmangur sanksionet amerikane ndaj Iranit.

Dhe Kina ka reaguar ashpër ndaj insistimit të Kanadasë për të ekstradimin e saj drejt SHBA dhe madje ka paraqitur formalisht një protestë lidhur me këtë ngjarje.

"Është një incident politik shumë serioz dhe ne i bëjmë thirrje SHBA-së të tërheqë kërkesën e saj për ekstradim dhe t'i kërkojë Kanadasë lirimin e menjëhershëm të saj", janë shprehur autoritete kineze.

Në një shënim, Ministria e Drejtësisë kanadeze tha dje se zyrtarët kompetentë kishin kryer një "shqyrtim të plotë dhe të kujdesshëm të provave" dhe konstatoi se kishte prova të mjaftueshme për të paraqitur rastin në gjykatë për ekstradim.

Meng do të dalë në gjykatë më 6 mars për shqyrtimin e çështjes.

Gjykatësi William Ehrcke autotrizoi lirimin e Lady Huaëei, pas arrestimit në 1 dhjetor në Vankuver me kërkesë nga SHBA, lidhur me kaucionin prej 7.5 milionë dollarësh.

Mbi Meng dhe Huaëei rëndojnë mbi njëzet akuza të bëra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në janar të këtij viti.

Ren Zhengfei, themelues i Huawei dhe babai i Meng, në një intervistë e ka cilësuar arrestimin si të ‘motivuar politikisht’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco