FOTO/ Nëse jeni i apasionuar pas shkencës duhet patjetër të vizitoni këto vende

FOTO/ Nëse jeni i apasionuar pas shkencës duhet patjetër të vizitoni këto vende

11:46, 03/03/2019
A+ Aa A-

Ndryshe nga fëmijët të cilët janë përherë të etur për të marrë informacione të reja nga vetë natyra e tyre kurioze ne të rriturit jo në pak raste e humbasim këtë dhunti.

Bëhemi më pak kuriozë me kalimin e viteve. Ndaj edhe një guidë është shumë e nevojshme për të nxitur sadopak kuriozitetin dhe përse jo të na kthejë në persona të interesuar për të vizituar këto vende fantastike dhe shumë të dobishme.

Këto gjashtë destinacione do të zgjojnë eksploruesin brenda jush dhe do t’ju ndihmojnë të merrni shumë informacione rreth botës.

1. Rruga e Qumështit në parkun, Cherry Springs të Pensilvanisë

Dritë artificiale që ndriçon qytetet anembanë botës e ka bërë pothuajse të pamundur dallimin e rrugës së qumështit me sy të lirë ndaj edhe Parku Shtetëror, Cherry Springs në Pensilvani i cilësuar edhe si parkum me qiell të errët ofron pamje mahnitëse të bërthamës së galaktikës sonë si edhe është një nga vendet më të mira për të parë qartësisht rrugën e qumështit. Gjithashtu mund të shihni asteroidet dhe mjegullat (retë misterioze të pluhurit dhe gazit).

2. Mishngrënësit e famshëm në Sanctuary Wild Animal, Kolorado

Më pak se një orë në verilindje të Denverit, në një sipërfaqe prej 720 hektarësh është shtëpia e më shumë se 450 kafshëve, kryesisht mishngrënës të mëdhenj, duke përfshirë arinjtë e egër, luanët, jaguarët dhe ujqërit që janë shpëtuar nga kushtet abuzive në të cilat mbaheshin më herët.

Gjatë vizitës do të mësoni se si kafshët janë rehabilituar me kujdes në atë që duhet të jetë habitati i tyre natyror. (Në vend të kushteve aktuale, shumica e këtyre kafshëve vijnë nga bodrume të zymtë dhe kafaze të ngushta ku kurrë nuk kanë qenë në kontakt me të tjerë të llojit të tyre.)

Ndryshe nga një kopsht zoologjik, udhëtarët mund të vëzhgojnë kafshët në habitatet e tyre të gjera nga një mbikalim i ngritur në mënyrë strategjike për të mos i prekur ato.

Vizitorët mund të vizitojnë orë të tëra duke kundruar këto kafshë të egra sepse parku ofron edhe vende ku mund të hahet një vakt i shijshëm.

3. Super eksperienca hapësinore në qendrën shkencore, Kennedy, në Florida

Një orë larg Orlandos, gjendet një kompleks i cili ka një numër të madh aktivitetesh të cilat kërkojnë dhe ndërveprimin e vizitorëve. Ofrohet një trajnim si astronaut si edhe mund të konsumohet një vakt i plotë me një astronaut por jo vetëm në një eksperiencë fantastike në 3D mund të shikohet ulja e parë në Hënë etj.

4. Zbuloni fosilet në Monumentin Kombëtar të Dinosaurve, në Utah

Mund të shikoni një gjurmë gjigande të para 150 milionë viteve në epokën Jurassic dhe mund të eksploroni fosilet e allosauruseve dhe stegosauruseve që dikur jetonin në verilindje të Utah

Në sallën e fosileve mund të shohësh dhe të prekësh më shumë se 1.500 fosile të dinosaurëve që janë ruajtur në një copë gjigande shkëmbore të quajtur "Muri i eshtrave".

5. Përjetoni një eksperiencë fantastike me Kajak në, Porto Riko

5 gjire fantastike ka në të gjithë botën ku mund të zhvilloni aktivitete fantastike me kajak dhe tre prej tyre ndodhen në Porto Riko.  Në një tour që mund të merrni në errësirë me kajak do të zbuloni miliona mikrorganizma me një qelizë të quajtur dinoflagellates që prodhojnë një shkëlqim blu-jeshil që i ngjan asaj të zjarreve në miniaturë.

Drita është rezultat i një reaksioni kimik që aktivizohet kur uji është i turbulluar - pra, me goditje si rezultat i lundrimit me kajak apo kur vetë uji ka dallgë në brendësi apo rryma.  

6. Eksploroni kozmosin në Observatorin Griffith, në Kaliforni

ky vend fantastik ofron pamje magjepsëse përmes teleskopit. Struktura e madhe e betonit të bardhë me kupolën prej druri ndodhet në rrëzë të malit Hollywood.

I vendosur edhe në një zonë të bukur e plot gjelbërim gjatë vizitës ju mund të kënaqeni edhe me pamjen përreth.

Në mbrëmje, mund të shihni hënën, planetet dhe fenomenet e tjera hapësinore përmes teleskopëve publikë. Ekspertët do të jenë përherë prezent për t’ju informuar rreth çdo informacioni për të cilin ju do të kini nevojë të dini më shumë.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco