E vërteta zhgënjyese e ‘Boris’, robotit që u duk si shpikja më e madhe në robotikë

E vërteta zhgënjyese e ‘Boris’, robotit që u duk si shpikja më e madhe në robotikë

09:36, 03/03/2019
A+ Aa A-

Në forumin shkencor që u mbajt në Rusi në qytetin e Yaroslavl, përpara publikut u prezantua Boris, një robot shumë i avancuar aq sa nga mediat vendase u quajt ‘roboti më modern në vend’.

Vetëm se më pas rezultoi se Boris nuk ishte aq i avancuar, dhe për më tepër ai nuk ishte as robot, në të vërtetë.

I ngjashme në dukje me robotët e famshëm humanoid Asimo nga Honda, Boris mund të ecte dhe të fliste, të bënte llogaritjet matematikore dhe madje edhe mund të kërcente.

Audienca, e përbërë kryesisht nga studentë të rinj, mbetën të habitur nga aftësitë e avancuara të robotit, e njëjta gjë ndodhi edhe me disa agjenci të lajmeve, duke përfshirë Russia24, e cila i përkushtoi një dokumentar të plotë këtij ‘roboti’.

Megjithatë, kishte disa gjëra tek ky robot të cilat ‘nuk shkonin’. Njerëzit të habitur filluan të pyesnin se ku ndodheshin sensorët e Boris pasi dukej sikur ai kishte vetëm drita në gojë e fytyrë por jo sensorë përmes të cilëve të komandohej.

Për më tepër, dyshimet për aftësinë e tij në të folur lindën menjëherë. Boris nuk duket të kishte ndonjë strukturë e cila ta drejtonte në të folurën e tij dhe nuk pati afër as mikrofon kur foli, por zëri i tij robotik u dëgjua nga folësit në dhomë sa herë që tij i bëhej një pyetje. Shumë prej tyre menjëherë dyshuan se zëri i Borisit ishte i regjistruar më herët.

Edhe vallëzimi ishte a ii cili ‘e nxorri zbuluar’ këtë ‘robot’ pasi teksa kërcente dhe tentonte të ngjante si një nrobot në realitet nisi të bëjë disa lëvizje të panevojshme që ngjanin tepër të habitshme për një robot.

Shumë veta po ashtu pyetën pse Boris dukej aq "i rëndë" në krahasim me robotë të tjerë humanoid. Asimo dhe robots humanoidët e tjerë janë të pajisura zakonisht me krahë hollë dhe këmbët me nyje të dukshme, si dhe një bel shumë të vogël.

Boris dukej i ndërtuar në mënyrë të atillë që një njeri shumë lehtësisht mund të futej në brendësi të tij.

Me kaq shumë dyshime, nuk ishte aspak një surprizë kur doli se Boris nuk ishte në fakt një robot. Në të vërtetë, ishte vetëm një kostum robot i quajtur "Alesha Robot kostum", në shitje me çmim prej 4.000 eurosh.

Pas shpalljes së kësaj të vërtete media ruse ka fshirë menjëherë postimin në youtube por nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë për këtë ngjarje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco