FOTO-VIDEO/ Kina tregon supermacinë, ja mega-projekti i rradhës

FOTO-VIDEO/ Kina tregon supermacinë, ja mega-projekti i rradhës

20:55, 02/03/2019
A+ Aa A-

Një urë gjigante “qiellore” dhe tetë qiellgërvishtës të lidhur me të janë drejt përfundimit në qytetin kinez të Chongqing.

Kompleksi i njohur me emrin “Raffles City Chongqing” përfshin një sipërfaqe prej rreth 3 milionë metër katrorë. Ura gjigante “qiellore” thuhet se do të jetë ndër më të lartat në botë, përkatësisht 300 metra e gjatë.

Ura gjigante natën vezullon drita, duke dhuruar një shfaqje thuajse surreale mbi kupën e qiellit. Kujtojmë që projekti i stërmadh u zhvillua nga një prej kompanive më të mëdha të Azisë, CapitaLand.

Pjesë e projektit janë një qendër tregtare 235.000 m², hapësira zyre, apartamente rezidenciale, rezidenca dhe një hotel.

I gjithë projekti mendohet të kushtojë plot 13 miliardë dollarë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco