Harron vazon e Pikasos në tren, policia nis kërkimet masivisht

Harron vazon e Pikasos në tren, policia nis kërkimet masivisht

23:28, 28/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani.

Një 76-vjeçar ka harruar në trenin në të cilën udhëtonte një valixhe në të cilën mbante një vazo të Pikasos.

Dhe tani policia gjermane ka nisur kërkimet për të gjetur veprën e humbur, e cila mban si figurë, një buf, ngjyrë të bardhë dhe me një vlerë prej 10 mijë eurosh.

Mësohet se burri ka vënë re humbjen e  objektit gjatë ndërrimit të trenit në perëndim të Hamm. Kompania hekurudhore u njoftua menjëherë për ngjarjen, por për ‘bufin’ nuk kishte asnjë gjurmë.

Pronari mbante veprën e artit brenda valixhës së mbrojtur me një karton, ku përmes disa shkrimeve vinte në dukje vlerën e saj artistike.

Vazo i përket vitit 1953 dhe ishte bërë kur artisti spanjoll punonte në atelinë e tij në Madoura, në Francë.

Raporti i policisë nuk e specifikon arsyen pse pronari po udhëtonte me vazon, aq më tepër mënyrën sesi e kishte zotëruar.

Me shumë siguri dikush e kishte marrë me vete operën e artit  menjëherë pas zbritjes së 76-vjeçarit. Ndërkohë, pas shumë apeleve, ende vazhdojnë kërkimet nga ana e forcave të rendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco