Gjarpri i detit që pi vetëm ujin e ëmbël

Gjarpri i detit që pi vetëm ujin e ëmbël

15:38, 28/02/2019
A+ Aa A-

Shumica e gjarpërinjve të verdhë të ujit, e kalojnë jetën e tyre në det. Ata rrallë dalin në tokë dhe janë të prekshme atje, meqë bishti i tyre i përshtatur për të notuar në ujë u vështirëson zvarritjen në tokë.

‘Të armatosur’ me një helm të fuqishëm, ata lëvizin në një territor të gjerë që përfshin shumë nga oqeanet e botës, duke hipur mbi rrymat dhe duke gjuajtur peshk pranë sipërfaqes së detit.

Ashtu si zvarranikët e tjerë, këto krijesa duhet të pijnë ujë për të mbijetuar. Por si e shuajnë ata etjen kur janë të rrethuar vetëm nga uji i kripur i detit?

“Shpesh është menduar që këta gjarpërinj pijnë ujin e kripur duke veçuar kripërat e tepërta nëpërmjet gjëndrave të tyre kripore", shpjegon Harvey Lillywhite, biologe në Universitetin e Floridës.

Zbulimet e kohëve të fundit kanë provuar se kjo ide është e gabuar dhe tregojnë se këta gjarpërijn e shuajnë etjen e tyre duke pirë ujin e shirave të mbledhur në sipërfaqet e oqeaneve.

Lillywhite dhe kolegët kanë treguar se llojet e ndryshme të gjarpërinjve të detit nuk pijnë ujë deti edhe kur janë të dehidratuar.

Një studim i ri, i botuar këtë muaj në revistën PLOS ONE, tregon se gjarpërinjtë përpiqen vazhdimisht për të gjetur ujë të ëmbël dhe shumë rrallë dalin në breg.

Dhe nga eksperimentet e kryera në laborator rezulton se gjarpërinjtë mund të rezistojnë pa ujë edhe disa muaj gjatë periudhës së thatësirave. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco