Njihuni me bletën e rrallë e cila vlen mijëra dollarë

Njihuni me bletën e rrallë e cila vlen mijëra dollarë

14:54, 28/02/2019
A+ Aa A-

Bleta më e madhe e botës mund të jetë gjithashtu edhe më e shpejta e planetit.

Ekzemplari i parë është zbuluar në vitin 1859 nga shkencëtari i shquar Alfred Russel Wallace, dhe që atëherë askush nuk ka mundur të gjejë një tjetër ekzemplar të tillë duke i bërë shkencëtarët të besojnë se ishin zhdukur.

Por bleta gjigante (Megachil) nuk ishte zhdukur. Në vitin 1981, një entomolog i quajtur Adam Messer kontrolloi dhe e gjeti atë në tre ishuj në Indonezi, në një arkipelag të quajtur Moluka të Veriut. Ai mblodhi një mostër dhe shkroi për zbulimin e tij në vitin 1984.

Për herë të parë ajo është xhiruar dhe fotografuar nga një ekip i cili drejtohet nga fotografi i natyrës Clay Bolt.

Ndërkohë, vitin e kaluar, dy mostra të insekteve janë shitur në online për mijëra dollarë, duke ngjallur frikën për jetëgjatësinë e kësaj gjallese.

Kjo bletë e cila rritet deri në një inç e gjysmë ka një krah 2.5 inç të gjatë.

Messer shkroi në vitin 1984 se ajo mbetet e rrallë në rangun e saj dhe, meqë kjo bletë e vetmuar jeton vetëm në humnerat ajrore të termiteve, nuk është shumë e lehtë për t'u gjetur.

Një tjetër veçori e kësaj blete është zhurma e avashtë e krahëve të saj e cila është lehtësisht e dëgjueshme.

Studiuesit thonë se mund të ndiejnë edhe zhvendosjen e ajrit ndërsa fluturon.

Nuk janë të pakta rastet kur ky insekt i rrallë përfundon duke u shitur në internet për mijëra dollar nga persona të pa përgjegjshëm. Një i tillë u shit për 9.100 dollarë në vitin 2018 nga një koleksionist insektesh.

Studiuesit dhe biologët vënë alarmin duke pohuar se ky insekt duhet të vendoset në kategorinë e gjallesave të rrezikuara për t’u zhdulur dhe se duhet të merren masa drastike për mbrojtjen e tij. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco