Qentë që ‘mbrojnë’ arinjtë, ja çfarë bëjnë

Qentë që ‘mbrojnë’ arinjtë, ja çfarë bëjnë

14:17, 28/02/2019
A+ Aa A-

Qenjtë karelianë janë ‘mjeti më i ri’, që përdoren nga agjencitë e kafshëve të egra.

Kur dhjetëra arinj polare zbritën mbi arkipelagun verior të Novaya Zemlyës, askush nuk dinte se si duhet të vepronte në ato moment. Arinjtë hynë në shtëpitë dhe ndërtesat publike dhe njerëzit kishin frikë të dilnin jashtë.

Por arinjtë polarë janë një specie e rrezikuar në Rusi dhe qeveria federale ka refuzuar të lëshojë liçenca për t’i vrarë ata.

Ky pushtim i herë pas hershëm i arinjve polarë në këto zona ka ndezur debte sepse këta arinj po humbin habitatin e tyre natyral për shkak të shkrirjes së akujve ndaj edhe zbresin drejt zonave të banuara për të kërkuar ushqim.

E njëjta dukuri po ndodh edhe me arinjtë e zinj nhabitatet e të cilëve janë ‘pushtuar’ nga njerëzit të cilët kanë ndërtuar impiante për nxjerrjen e naftës dhe gazit.

“Nëse një ari shfaqet në duke gërmuar në mbeturinat e dikujt ai duhet thjesht të vihet në gjumë por kurrsesi nuk duhet të qëllohet”, thotë Alan Myers nga Departamenti i Peshkimit të Uashingtonit.

Biologia e arinjve Carrie Hunt, ka kërkuar vazhdiumisht metoda efektive, jo vdekjeprurëse për të parandaluar këtë konflikt midis njeriut dhe ariut.

Në vitin 1996, Hunt themeloi Institutin Wind Bear River, me seli në Firence, ku stërviti një lloj ntë veccantë të qenve të cilët do të kishin si detyrë të trembnin arinjtë nga zonat e banuara duke i drejtuar ata në habitatin e tyre.

Qentë arinj si edhe njihen sot punojnë me kafshë të egra dhe përdoren nga menaxherët e e tokave në shtetet e Uashingtonit dhe Nevada, si dhe Alberta, Kanada, dhe madje edhe në Japoni.

Njëkohësisht kjo rracë qensh po përdoret gjerësisht edhe në Parqe Kombëtare dhe punonjësit të cilët kanë mbajtur pranë tyre një qen të tillë për vite me rradhë shprehen se nuk kanë hasur asnjë rast incidenti deri më tani dhe se nuk ka pasur asnjë qen të plagosur nga arinjtë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco