Asistenti zanor iu vjen në ndihmë spitaleve, zëvendëson infermierët

Asistenti zanor iu vjen në ndihmë spitaleve, zëvendëson infermierët

13:36, 28/02/2019
A+ Aa A-

Aleksa është asistenti zanor i cili po përdoret gjerësisht në dhomat spitalore të të sëmurëve dhe do të shërbejë për të ndihmuar ata të kryejnë veprime të tilla si të komunikojnë në kohë reale me infermieret ose ata që kujdesen për ta.

Projekti do të kryhet në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Anxheles ku do të vendosen 100 pajisje të tilla në dhoma. Këta altoporlantë inteligjentë përdorin Aiva, një platformë me një asistent zëri të dizajnuar për kujdesin shëndetësor.

Veç këtyre risive do të integrohen edhe funksionet tradicionale të Alexa-s të do t'i ndihmojnë pacientët për të kryer veprime të thjeshta siç janë ndërrimi i kanaleve në TV, të luajnë muzikë, të lexojnë lajmet ose informacionet rreth motit.

Projekti i Cedars Sinai Medical Center nuk është i vetmi. Në Spitalin e fëmijëve të Bostonit, infermieret përdorin asistentët e zërit për të marrë informacione administrative si për shembull; sa krevate ndodhen në një repart të caktuar apo cilët janë pacientët në një dhomë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco