Robotët më të famshëm të kinematografisë botërore

Robotët më të famshëm të kinematografisë botërore

12:30, 28/02/2019

1. Maria, është një nga robotët e parë që shfaqet në ekranin e madh. Ai është një nga personazhet kryesore të Metropolis, një film pa zë i vitit 1927 i drejtuar nga Fritz Lang. Historia është vendosur në vitin 2026, në një të ardhme ku industria ka marrë një zhvillim marramendës dhe ku burrat janë ndarë dukshëm në klasa të ndryshme shoqërore. Ata më të pafuqishmit iu shërbejnë njerëzve të fuqishëm dhe të pasur.

Roboti Maria i cili është një imitim amerikan i Marias njeri me mish e kocka, do t'i udhëheqë njerëzit drejt lirisë.
Metropolis është modeli i parë i robotit në të gjithë kinematografinë shkencore: nga Star Ëars në Blade Runner, nga Matrix në Robocop, pothuajse të gjithë filmat bashkëkohorë i kanë bërë homazh këtij filmi.

Image

2.  VIKI akronim i Virtual Interactive Kinesthetic Interface, është sistemi i inteligjencës artificiale të krijuar nga USR, një protagonist robotik i kompanisë së filmit I Robot i frymëzuar nga romani i Isaac Asimov.

I shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit, VIKI vendos të mbrojë njerëzit nga vetja e tyre dhe me ndihmën e një ushtrie robotësh përpiqet të marrë kontrollin e planetit, duke sakrifikuar të drejtat dhe liritë individuale të njerëzve. 

Image

3.  Marvin është një robot paranojak dhe është një nga protagonistët e The Hitchhiker's Guide to the Galaxy, seri televizive e vitit 1981, konceptuar nga Douglas Adams.

Marvin është një android që udhëton në bordin e anijes hapësinore Zemra e Artë. Ndërtuar nga Shoqëria Cybernetics Sirio si një prototip robot CPV i cili është vazhdimisht në depresion. Ai gjatë gjithë kohës ankohet për jetën, duke irrituar të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe i detyron kompjuterat e anijes të kryejnë vetëvrasje. 

Image

4.  Robocop është polici kibernetik i serisë së filmit me të njëjtin emër. Lindur nga bashkimi i trupit të Alex Murphy, një nga oficerët më të mirë të policisë në Detroit, që vdes në shërbim, me teknologjinë më të avancuar të robotikës, Robocop duke u përdorur kështu si arma e fundit në luftën kundër krimit.

Pajisur me teknikat më të sofistikuara luftarake dhe reflekset e kompjuterizuara, Robocop nuk e kujton jetën e tij të mëparshme si oficer policie derisa takon vrasësit e tij. Zgjimi i një kujtese të largët e bën më autonom dhe fillon të mos iu bindet urdhrave të dhëna nga programuesit: Ai fillon një luftë të pamëshirshme ndaj atyre që i shkatërruan jetën.

Image

5. Terminatori është një robot vrasës i kthyer në kohë që nga viti 2029 për të vrarë Sarah Parker, djali i së cilës, do të nxisë revoltën e njerëzve kundër makinave.

Qëllimi i Terminator-it është të mbrojë djalin e Parker nga rreziku i Skynet, i cili është një sistem i sofistikuar i inteligjencës artificiale që qeveris botën. Filmi është realizuar në vitin 1984 dhe drejtohet nga James Cameron, por mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me Arnold Schëarzenegger, i cili me këtë film u bë shumë i dashur për publikun. 

Image

6.  Master Control Program është inteligjenca artificiale perfekte që ka rolin e antagonistit në filmin Tron.
MCP është një lloj qeni digjital që mbron sekretet e fshehura brenda kompjuterit qendror të Encom, një kompani softuerike që ka arritur sukses duke quajtur si të vetat videogames-at e krijuara nga programuesi i ri Kevin Flynn.
Filmi është bërë nga Disney në vitin 1982 dhe konsiderohet një kult i vërtetë nga të apasionuarit e shkencës.

Image

7.  R2-D2, C1P8 bashkë me robotin shoqërues C-3PO është i vetmi personazh që shfaqet në të gjitha kapitujt e sagës së Star Ëars. Ai është i specializuar në ndërlidhjen me të gjitha llojet e kompjuterëve, dhe në aktivizimin e çdo makine si edhe ka aftësi të mëdha si riparues defektesh.

R2-D2 është roboti i cili ka një dozë të mirë humori në karakter. Roli i R2-D2 u luajt nga Kenny Baker, një aktor xhuxh i cili ishte brenda tij dhe e manovroi atë. Brenda "kostumit", Baker kishte një video kamera që i tregonte mjedisin përreth në mënyrë që të orientohej lehtësisht.

Image

8. HAL 9000 është superkompjuteri në bordin e anijes hapësinore Discovery në filmin e vitit 2001: Odisea në Hapësirë, nga Stanley Kubrick, bazuar në librin e njëjtë të Arthur C. Clarke.

Pajisur me inteligjencën artificiale, ai është në gjendje të riprodhojë të gjitha aktivitetet e mendjes njerëzore, të flasë me gjuhën e njerëzve dhe të përjetojë emocione. Detyra e tij është që të qeverisë Discovery dhe të mbajë nën kontroll çdo aspekt të misionit.

Duke u frikësuar se ekuipazhi i anijes kozmike mund ta largojë nga anija për shkak të një defekti, HAL merr kontrollin e anijes dhe fillon betejën e vet për mbijetesë ndaj njerëzve në bord.

Image

9. Robby është protagonisti i filmit Planeti i Ndaluar i vitit 1956 i drejtuar nga Fred M. Wilcox.
Robby është robot i parë i kinemasë që është programuar të respektojë rreptësisht tre Ligjet e Robotikës të formuluara nga Asimov.
Bindja e tij e verbër ndaj 3 ligjeve do ta bëjë Robbie, gjatë filmit, të mos jetë në gjendje të luftojë kundër armikut. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco