Këto janë arsyet përse zgjoheni të etur në mëngjes...

Këto janë arsyet përse zgjoheni të etur në mëngjes...

10:57, 28/02/2019
A+ Aa A-

Zgjoheni të etur në mëngjes? Me siguri kjo gjendje e ka një shkak dhe ajo është mungesa e gjumit. 
Nëse për arsye të ndryshme dëshironi të flini më pak orë gjumë keni një arsye më tepër për të mos e bërë këtë gjë, pasi mosplotësimi i gjumit me 7-8 orë mund të sjellë dehidratimin e trupit.

Sipas një studimi të madh që përfshin mbi 25.000 vullnetarë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ata që flenë shumë pak e kanë rrezikun e dehidrimit në trup 16-59 për qind më të lartë se ata që ndjekin ritmet e rregulla të gjumit duke respektuar 8 orarshin. 

Sipas po këtij studimi të ndjerit jo në formë në mëngjes varet po nga dehidratimi i trupit. Një gotë me ujë kur zgjohemi mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave.

Për shkencëtarët ky efekt i çuditshëm është për shkak të mekanizmave hormonalë me të cilët trupi rregullon hidratimin; dhe në veçanti vasopressin, një hormon i lëshuar gjatë ditës dhe natës që menaxhon shpërndarjen e lëngjeve të trupit. 

Kjo substancë, bën që trupi të mos dehidratohet gjatë gjumit. Subjektet që flinin shumë pak në studim kishin në fakt urinë më të koncentruar (me më pak ujë) sesa ata që flinin tamam. 

Për momentin, ky studim është vetëm një supozim: nuk provon, se gjumi shkakton dehidratim. gjithsesi mos harroni të vendosni një gotë ujë në tryezën e krevatit, veçanërisht nëse do të flini pak orë. Në një mënyrë apo tjetër, do t’ju shërbejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco