A e besoni dot? Kapilarë gjaku kemi edhe në kocka

A e besoni dot? Kapilarë gjaku kemi edhe në kocka

10:32, 28/02/2019

Një rrjet kapilarësh i panjohur më parë është vërejtur në strukturën tonë kockore (dhe atë të minjve). 
Ne jemi mësuar që kockat t’i imagjinojmë si struktura të ngurta dhe kompakte ndaj një zbulim i tillë habiti jo vetëm njerëzit e thjeshtë po edhe shkencëtarët.

Pra është zbuluar se kockat përshkohen nga një rrjet enësh gjaku të cilat kanë si funksion të përhapin më shpejt qelizat imunitare në trup.

Enët trans-cortical (TCV), të cilat kanë një strukturë anatomike e cila nuk është komentuar deri më sot nga shkencëtarët përshkojnë kockat prej sipërfaqes së tyre deri në thellësi dhe luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme që lidhen me to.

Ky zbulim fantastik është bërë nga Matthias Gunzer, biolog i Universitt të Duisburg-Essen në Gjermani teksa kryente disa eksperimente me minjtë.

Duke studiuar këta brejtës të vegjël, shkenca zbuloi se në këtë rrjet të rri të kapilarëve të zbuluarqarkullon pjesa më e madhe e gjakut në të gjithë organizmin. Në to kalon 80% i gjakut të arterieve dhe 59% i gjakut të venave.

Një rrjet i ngjashëm i venave trans-cortical është vërejtur edhe në një pjesë të vogël të femurit të njeriut, edhe pse nuk është e qartë se çfarë funksioni kanë këto elemente në trupin tonë. Mendohet se në rastin e njeriut këto vena janë përgjegjëse për qarkullimin e një sasie më të vogël gjaku.

Një rrjet të ngjashëm i këtyre enëve të gjakut u identifikua ndërmjet trurit dhe kockave të sheshta të kafkës nga një ekip hulumtues nga Harvardi përsëri tek brejtësit  por ende nuk është e qartë nëse këto kapilarë ekzistojnë në kafkën njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco