Spiunazhi, përplasje mes Kinës dhe SHBA-ve, ja kush e lejon me ligj

Spiunazhi, përplasje mes Kinës dhe SHBA-ve, ja kush e lejon me ligj

10:28, 28/02/2019

"Huawei nuk ka lejuar dhe kurrë nuk do të lejojë backdoors-at të cilat lejojnë spiunimin e përdoruesve ".

Kështu tha Guo Ping, Drejtuesi aktual i Huawei, në një fjalim në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. Ai hodhi poshtë akuzat e cyber-spiunazhit, që qeverisë kineze iu bënë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët këmbëngulin se ata janë të autorizuar me ligj për aksesim tek të dhënat e përdoruesve. 

"Huawei kurrë nuk do të përdorë backdoors, ironia është se SHBA lejon eksesin pa limit në privatësinë e njerëzve”, tha Guo duke shtuar gjithashtu se

"Huawei është kompania e parë e aftë për përdorimin e rrjetit 5G". 

Duke folur në panairin katalanas, të organizuar nga operatorët celularë globalë (GSMA), Guo kërkoi një rregullore të qartë dhe inkurajoi bashkëpunimin midis qeverive dhe industrive të telefonisë celulare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco