Sonda gjigante rrezikon planetin

Sonda gjigante rrezikon planetin

10:06, 28/02/2019
A+ Aa A-

Ka shumë mbeturina në orbitën e Tokës që ne nuk mund t’i shohim në qiell; pasi një pjesë e mirë e tyre janë shumë të vogla, por ka disa që janë në madhësi të konsiderueshme aq sa bëhen të dukshme për syrin. Ndërsa afrohen, ne mund t'i shohim dhe ndonjë prej tyre mund t’i afrohet shumë shpejt Tokës.

Një ndër këto mbeturina të hapësirës është edhe Kozmos 482, një sondë hapësinore sovjetike e nisur më 31 mars 1972. Misioni i saj ishte drejt planetit Venus, por kur u përpoq të largohej nga orbita e Tokës, sonda u nda në copa dhe kurrë nuk e kreu misionin e saj.

Disa nga pjesët ranë në Tokë brenda një muaji nga nisja. Por një copë e madhe është ende atje lart, duke përfshirë edhe zinxhirin prej 495 kilogramë (1.091 paund). Kjo pjesë pritet të bjerë diku midis viteve 2023 dhe 2025, por mund të ndodhë edhe më herët mbase edhe këtë vit, shkruan një raport i ri mbi Space.com.

Vendndodhja e saj në hapësirë ka qenë e qëndrueshme për vite me radhë. Vlen të përmendet se kjo copë gjigante e sondës ndodhet në një orbitë eliptike. Aktualisht, ajo është 1,309.6 kilometra distancë nga Toka krahasuar me vitin e kaluar kur ishte rreth 1,367 kilometra.

Për momentin, është ende “e aftë” të qëndrojë në orbitë por, meqë orbita po prishet, shpejtësia e saj e zhvendosjes pritet të rritet, po ashtu edhe forca tërheqëse e gravitetit të Tokës.

"Do të ishte qesharake nëse do të hapej parashuta kur të vijë në hapësirë pasi jam i sigurt se bateritë për këtë gjë janë shkarkuar prej kohësh", tha studiuesi Thomas Dorman për Space.com.

Përpos Kozmos 482, Bashkimi Sovietik dërgoi drejt Venusit edhe një tjetër sondë:Venera 8 e cila në fakt bëri një zbritje të suksesshme në sipërfaqen e planetit, ku temperatura mesatare është rreth 462 gradë Celsius. Sonda në fjalë bëri diçka të mahnitshme: ajo mbijetoi, duke transmetuar të dhëna, për më shumë se 50 minuta.

Ndërtuesit e Kozmos 482 parashikojnë se kjo sondë do të bjerë në Tokë në fund të këtij viti ose gjatë vitit tjetër.

Pra, a duhet të shqetësohemi? Epo, është e vështirë ta thuash, sepse probabiliteti është i vogël. Shumica e mbeturinave të hapësirës si sateliti kinez Tiangong-1, i cili ra në Tokë vitin e kaluar përfundojnë në oqean, pasi ai përbën pjesën më të madhe të sipërfaqes së planetit tonë.
Përveç kësaj, shumica e satelitëve janë të dizajnuara që të digjen dhe të minimizojnë përmasat e tyre përpara se të bien në Tokë duke ulur kështu rrezikun për dëme të mëdha. 

Por nuk është gjithmonë kështu. Siç demonstrohet nga sonda Skylab, e cila u rrëzua në Australi në vitin 1973, pra ne nuk kemi asnjë mënyrë për të parashikuar se ku do të bjerë një mbeturinë hapësinore.

Deri më sot, fatmirësisht nuk ka pasur vdekje të konfirmuara për shkak të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco