Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

FOTO/ Ky restorant iu plotëson dëshirat të dënuarve me vdekje

FOTO/ Ky restorant iu plotëson dëshirat të dënuarve me vdekje

19:52, 27/02/2019
A+ Aa A-

Ningen, është një restorant tejet i veçantë në Shinjuku të Tokios.

Ai tërhoqi gjerësisht vëmendjen e mediave të mbarë botës pasi për dy javë rresht shërbeu ushqim për të dënuarit me vdekje.

Restoranti iu shërbeu atyre gjithçka dëshironin për disa ditë para ekzekutimit.

Ningen i cili bëri bujë anembanë botës u hap nga Chim Pom dhe për dy javë iu shërbeu menunë e dëshiruare kriminelëve më famëkeq të Amerikës, si autorit të dy vrasjeve e, Gary Mark Gilmore, Judy Buonoano, e cila vrau burrin e saj në  Florida, apo edhe kllounit vrasës, John Wayne Gacy.

Në mesin e shumë artikujve në menu kishte biftek, patate, qumësht, kafe dhe gotat e uiskit të cilat preferoheshin nga Gary Mark Gilmore, dy hamburger me djathë, patate dhe sallatë të porositura nga Joseph Paul Jernigan, ose perime dhe luleshtrydhe të freskëta të cilat ishin të parapëlqyerat e Judy Buonoano para ekzekutimit të saj.

Restoranti Ningen çuditërisht nuk ra pre e sulmeve apo kërcënimeve ashtu si restorante të tjerë që tentuan të bëjnë të njëjtën gjë më herët. Si për shembull rasti i Death Row Dinner i cili u hap në 2014-tën në Londër dhe u mbyll vetëm pas një nate për shkak të kërcënimeve të marra.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco