Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Supersmarfonët e 2019-ës për superheronjtë

FOTO/ Supersmarfonët e 2019-ës për superheronjtë

19:45, 27/02/2019
A+ Aa A-

Në të njëjtin vend me smartfonët që jemi mësuar të përdorim deri më tani, në Panairin Botëror të Brazilit për Telefonat Celularë u vendosën edhe super-smartfonët për të apasionuarit pas sporteve ekstreme apo për personat që punojnë për orë të tëra me telefon.

Këto celulare nuk mund të dëmtohen as nga goditjet e forta as nga i nxehti ekstrem apo nga i ftohti.

Kanë një bateri që zgjat për një kohë të gjatë dhe shumë karakteristika specifike për nevoja të ndryshme. Në Kongresin Botëror të telefonave në Barcelonë ka disa të tillë prodhuar nga Caterpillar, Energizer, apo Crosscall.

Emri i Caterpillar lidhet me një markë që prodhon traktorë dhe makineri pune, si edhe pajisje për miniera, ndaj dhe nuk është aspak çudi që kjo firmë ka prodhuar Smartphonë të fortë e të gatshëm për çdo gjë.

Image

Kompania ka modele të dizajnuara për persona që punojnë në kushte të vështira. Nga zjarrfikësit tek fermerët, punëtorët e ndërtimit, por edhe për të gjithë ata që punojnë jashtë në kushte moti ekstreme. Prezantimi i këtij telefoni në panairin katalanas u bë duke e mbyllur një telefon në një kub akulli ku duket qartazi se ai është plotësisht funksional.

Crosscall, ndërkohë paraqet një telefon të zhytur në një rezervuar uji, për të siguruar ata që bëjnë sportet e ujit dhe ata që punojnë në një anije peshkimi mbi aftësitë e tij rezistuese ndaj ujit.

Për sportet ekstreme u krijua telefoni i parë celular i cili integron një kamer veprimi: kush dëshiron të filmojë veprimet e veta mund të mos e përdorë më GoPro.

Edhe Energizer, e cila është një markë e famshme për prodhimin e baterive, ka paraqitur në Barcelonë një smartfon të përmirësuar i cili dallohet për një tipar tjetër të veçantë që është ‘Die Hard’, jetëgjatësia e baterisë.

Ky model mund të rezistojë pa karikim për plot një javë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco