Si duket gjithçka në një ekran sferik virtual?

Si duket gjithçka në një ekran sferik virtual?

15:49, 24/02/2019
A+ Aa A-

Duket si një top kristali por është një sferë e cila prezanton në brendësinë e saj një realitet virtual 3D. Imazhet janë shumë të qarta dhe duken në çdo drejtim. Jo më kot është quajtur Kristal ekrani sferik që na paraqet një realitet virtual. Ai është publikuar në revistën e Shoqatës për mjetet Kompjuterike (ACM) dhe është krijuar në Kanada, në Universitetin e Saskatchewan dhe British Columbia.

"Ekrani sferik për realitetin virtual është në gjendje të tregojë imazhin e saktë vetëm nga një kënd vështrimi", shpjegon një nga autorët, Sidney Fels në Universitetin e British Columbia.

"Me sferën tonë, iluzioni 3D  është i përsosur nga çdo kënd”, vazhdon Fels. Ajo lejon dy përdorues të përdorin ekranin për detyrat kur ju duhet për punë apo të argëtohen me një video-lojë, duke qenë të dyja pothuajse në të njëjtën hapësirë.

Hulumtuesit të udhëhequr nga Dylan Brodie Fafard, Universiteti i Saskatchewan, tashmë janë duke punuar në një sistem që lejon ndërveprimin e katër personave njëhersh të cilët mund të luajnë video games, mund të realizojnë telekonferenca deri edhe të krijojnë projekte dizajni.

 "Ne nuk jemi duke thënë se ekranet sferike për realitet virtuale do të zëvendësojë ekranet e sheshta apo kufjet por mendojmë se do të bëhet një alternativë e mirë për ato aktivitete që kanë nevojë për realitetin virtual, duke mundësuar edhe komunikimin me njerëz të tjerë njëkohësisht pa qenë e nevojshme izolimi nga bota”, ka përfunduar Fels.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco