Zgjidhet misteri i eksperimentit kur frutat mbyllen në mikrovalë

Zgjidhet misteri i eksperimentit kur frutat mbyllen në mikrovalë

15:06, 24/02/2019
A+ Aa A-

Për vite me radhë, interneti na ka dhënë informacione mbi një të vërtetë tejet të mistershme: një kokërr rrushi, e prerë pothuajse në gjysmë, vendoset në mikrovalë, dhe papritmas fillon të nxjerrë plazmë.

Pamja e zjarrtë na e ka mbuluar këtë fakt me mister për vite, duke mbledhur miliona klikime në internet dhe një sërë opinionesh të ekspertëve, asnjëra prej të cilave nuk ishte bazuar në kërkime formale. Tani, më në fund, një ekip prej tre fizikanësh mendojnë se e kanë kuptuar arsyen.

Gjatë viteve, disa burime online e kanë shpjeguar këtë fenomen duke thënë se kokrra e rrushit e krijon plazmën, sepse energjia në mikrovalë ndryshon elektrolitet e ujit të këtij fruti.

Kjo, nga ana tjetër, mendohet të shkaktojë një rrjedhje të energjisë midis dy gjysmave të kokrrës së rrushit dhe një forcë që kalon në të gjithë lëkurën si tel me elektricitet. Kur grumbullohet mjaftueshëm energji, fillon prodhimi i plazmës dhe krijohet një dritë mes dy gjysmave.

Studiuesit e këtij eksperimenti, provuan të njëjtën gjë duke vendosur dy rruaza dhe përsëri mes tyre u dalluan shkëndijat e flakës. Të njëjtën gjë provuan edhe me fruta të tjera si me manaferrat dhe gjithashtu vendosën vezë dhe u panë të njëjtat rezultate.

"Vëzhgimi i një pjese të frutave që shpërthenin në flakë në një furrë me mikrovalë është emocionuese dhe e paharrueshme", shkruajnë autorët.

Ndaj studiuesit filluan ti kushtojnë vëmendje rrjedhjes së plazmës midis dy gjysmave të kokrrave të rrushit dhe jo shkëndijave.
 

Rezultatet e studimit tregojnë se kur dy kokrrat e rrushit apo dy gjysmat vendosen në mikrovalë, krijojnë një lidhje mes tyre që krijon një "pikë të nxehtë" të energjisë kur ato përputhen. Fiks në këtë moment studiuesit kanë regjistruar temperaturat më të larta dhe shpërndarjet më të mëdha të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco