Besojeni ose jo! Kina nis importin masiv të gomerëve

Besojeni ose jo! Kina nis importin masiv të gomerëve

11:20, 03/02/2019
A+ Aa A-

Kina ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante për të rritur sektorin e eksportit.

Qeveria ka vendosur të importojë gomerë në mënyrë që t’i hapë rrugë fitimit të milionave nga tregtia

Kafshët po importohen nga Pakistani, vend i cili ka numrin e tretë më të madh të gomerëve.

Zyrtarët kinezë theksojnë se do të përqendrohen në ndërtimin e fermave për gomerët, duke rritur eksportet.

Zyrtarët zbuluan se kompanitë e huaja ishin të gatshme të bënin një investim prej 3 miliard dollarësh për të  mundësuar bujqësinë komerciale të gomerëve.

Qeveria pakistaneze, gjatë tre viteve të para, planifikon të eksportojë 80.000 gomerë në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco