Thyen p... duke bërë s*ks me një kapak pusete

Thyen p... duke bërë s*ks me një kapak pusete

15:41, 24/01/2019
A+ Aa A-

Një burrë i pastrehë në San Diego, Kaliforni, u shtrua në spital e më pas u arrestua për ekspozim të pahijshëm dhe akte vulgare në publik, pasi u pa të bënte seks me një kapak pusete.

Incidenti ndodhi në University Avenue në mesditë kur nxënësit e një shkolle të mesme që ishin në pushimin e drekës e panë dhe njoftuan policinë.

Policia e San Diegos dhe paramedikët hoqën gjenitalet e personit nga kapaku i pusetës dhe në spital u pa se kishte pësuar disa thyerje penisi.

Steven Wood, 43 vjeç, deklaron se ishte i dehur dhe pa ndjenja, e kur u zgjua pa se gjenitalet i kishin ngecur në vrimën e kapakut të pusetës. Duke mos qenë në gjendje të lirohej vetë kërkoi më kot ndihmën e kalimtarëve.

“Nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur. Kujton vetëm që u zgjua në rrugë me pantallonat të ulura dhe nuk mund të ngrihej. Beson se dikush i ka punuar ndonjë rreng”, tha zëdhënësi i policisë së San Diegos.

Ai shtoi se kishte shumë pak gjasa që Wood të ishte viktimë e ndonjë rrengu pasi dukej e pamundur që dikush tjetër veç tij t’ia vendoste gjenitalet brenda vrimës së kapakut.

“Dëshmia e tij nuk përputhet me dëshmitë e të pranishmëve të tjerë që deklaruan se ai po bënte seks e po rënkonte me zë të lartë në publik”.

Steven Wood është i njohur për policinë edhe për shkelje të tjera dhe në nëntorin e kaluar, pak ditë para Halloween, u arrestua për akte seksuale me në kungull të vjedhur nga një pronë private, kryer në mes të ditës.

Pronari i kungullit më vonë i tërhoqi akuzat dhe çështja u mbyll.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco