Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ I vunë emrin Gaylord, djali padit prindërit dhe u kërkon 250 mijë dollarë

FOTO/ I vunë emrin Gaylord, djali padit prindërit dhe u kërkon 250 mijë dollarë

14:34, 24/01/2019
A+ Aa A-

Një djalë 17-vjeçar nga Missouri, SHBA, ka ngritur padi civile kundër prindërve të tij për shkak se i kanë vënë emrin Gaylord, një emër për të cilin thotë se i ka shkaktuar shumë vuajtje si pasojë e talljeve e madje edhe e persekutimit serioz.

Gaylord Williams, nga qyteti i vogël Kirksville  në shtetin Missouri, i ka paditur prindërit, Dave dhe Carol Williams, për ‘bërjen qëllimisht të jetës mizerabël’, duke i vënë ‘një emër demodè dhe të paragjykueshëm’.

Ai deklaroi në gjyq se ka qenë i padëshiruar dhe se prindërit ia vuanë qëllimisht atë emër.

‘Më kanë thënë disa herë se unë isha aksidental dhe se u kisha shkatërruar jetën. Kur ka qenë i dehur, babai e ka pranuar se ma vunë këtë emër që të më shkatërronin jetën ashtu siç ua shkatërrova unë jetën atyre’.

Image

Gaylord thotë se plani i zi i prindërve të tij ka funksionuar dhe se atij i është dashur të përballet me tallje e persekutim të vazhdueshëm për shkak të emrit. Djali është sulmuar edhe fizikisht në disa raste dhe dy herë është shtruar në spital.

Ai thotë edhe se është përpjekur disa herë të ndryshojë emrin disa herë në të kaluar dhe ka kërkuar lejen e prindërve, por ata ia kanë refuzuar gjithmonë.

‘Jeta ime është mizerabël. Mezi po pres sa të mbush 18 vjeç dhe të fitoj të drejtën për ta ndryshuar emrin pa miratimin e prindërve’.

Ai vendosi të ngrinte padi me qëllim marrjen e kompensimit financiar për vuajtjet që ata i kanë shkaktuar me vetëdije, duke kërkuar 250 mijë dollarë dëmshpërblim.

Prindërit i mohuan akuzat dhe thanë se e quajtën Gaylord thjesht sepse iu pëlqente ai emër.

Çdo vit, disa dyzina të rinjsh amerikanë ngrenë padi civile kundër prindërve biologjikë për arsye të ndryshme.

Shumë nga këto janë raste të përcaktuara si ‘padi për lindje të gabuar’ dhe shpesh janë ngritur nga fëmijë me defekte lindjeje të parashikueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo është hera e parë që prindër amerikanë paditen për shkak të emrit që i kanë vënë fëmijës.

Seancat e vërteta gjyqësore për këtë rast pritet të nisin në tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco