FOTO/ Befasia e frikshme në WC, kujdes ju që shkoni me celular në dorë ngado

FOTO/ Befasia e frikshme në WC, kujdes ju që shkoni me celular në dorë ngado

19:47, 20/01/2019
A+ Aa A-

Nuk ndodh përditë që një gjarpër të shfaqë papritur kokën nga tualeti. Kjo është e pazakontë, por jo diçka që nuk mund të ndodhë kurrë.

Një burrë është frikësuar për vdekje, pasi zbuloi një piton gjigant brenda tualetit të tij në Brisbane. Gjarpri po lahej gjithë qejf në ujin e tualetit, ndërkohë që i zoti i shtëpisë ishte futur në banjo për të kryer nevojat personale.

Sapo pa gjarprin, ai ka dalë direkt nga tualeti dhe ka telefonuar kapësin e gjarpërinjve Stewart Lalor. Me një palë dorashka ai kapi pitonin e madh në tualet. Zvarranikët janë shumë të zakonshëm në Queensland.

Gjarpërinjtë shpesh rrëshqasin nëpër shtëpi nëpërmjet tubacioneve dhe kanaleve të hapura. Për fat të mirë pronari i shtëpisë nuk u kafshua nga gjarpëri. Të gjithë duhet të kenë mendjen kur shkojnë në tualet, sidomos kur janë duke përdorur celularin.

Një moment pakujdesie mund të shndërrohet në një tragjedi të vërtetë, pasi pickimi i tyre mund të jetë vdekjeprurës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco