Bëhuni gati, nesër Hëna e përgjakur, ja ora kur mund të shihet në Shqipëri

Bëhuni gati, nesër Hëna e përgjakur, ja ora kur mund të shihet në Shqipëri

11:05, 20/01/2019
A+ Aa A-

Më 21 janar 2019 pritet të shfaqet në qiell “Super hëna e përgjakur”. Eklipsi i Hënës do të jetë i dukshëm në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 21 janarit. Ai do të nisë më 5:41 minuta, maksimumi i eklipsit do të jetë në 6:12 minuta dhe do të përfundojë më 6:43 minuta.

Eklipsi i Hënës do të jetë i pari për këtë vit. Super hëna merr emrin pasi hëna e plotë e re, përkon me pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj mujore. Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë në të kuqerremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës shkruan Corriere.it.

Përveçse është e kuqe Hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht. Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta.

Eklipsi hënor i ardhshëm (i pjesshëm) do të jetë më 16 korrik të 2019 dhe do të shihet edhe në vendin tonë. Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë 20 dhjetor 2029.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco