Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Gjendet një nga tabelat më të vjetra të sistemit periodik të elementeve

Gjendet një nga tabelat më të vjetra të sistemit periodik të elementeve

15:54, 19/01/2019
A+ Aa A-

Një letër shumë e vjetër e sistemit periodik të elementeve është gjetur nën dyshemenë e një klase mësimi në Skoci. Ekspertët e antikiteteve kanë thënë se ajo mund të jetë tabela më e vjetër e sistemit periodik që ka mundur t’i mbijetojë kohës.

Ajo është gjetur gjatë një procesi të pastrimit të thellë në Universitetin e Shën Andreut dhe është shtypur në vitin 1885, vetëm 16 vjet pasi kimisti rus, Dmitri Mendeleev, e kishte publikuar metodën e tij për shfaqjen e marrëdhënieve mes elementeve në vitin 1869.

David O’Hagan, profesor i kimisë organike në këtë universitet, tha se tabela e sistemit periodik të elementeve është bërë shumë shpejt pajisje ikonike dhe e dobishme për kimistët. Ai thotë se tabela e gjetur është shumë e veçantë.

Dokumenti i gjetur, i cili besohet se është përdorur për shkollimin e shkencëtarëve të asaj kohe, duket më ndryshe nga tabelat moderne. Ajo është e shkruar në gjuhën gjermane dhe në të mund të shihen masat atomike relative për disa elemente që besohej se ekzistonin, por të cilat nuk ishin zbuluar ende.

Përderisa sistemi modern i elementeve përmban të dhëna të hollësishme për strukturën atomike të elementeve, në tabelën e vjetër ka grupe elementesh, të cilat janë të ndara në bazë të reaksioneve kimike me oksigjenin dhe hidrogjenin, shkruan “The Guardian”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco