19 vjeçari shqiptar nxjerr bllof ‘Skype’, u gjen gabimin e pafalshëm

19 vjeçari shqiptar nxjerr bllof ‘Skype’, u gjen gabimin e pafalshëm

18:56, 06/01/2019
A+ Aa A-

Florian Kunushefci është emri i 19-vjeçarit shqiptar, që ka arritur të gjej një gabim të pafalshëm në rrjetin social "Skype". I riu ka zbuluar se një gabim, në Skype u jepte akses telefonave Android, të anashkalonin kodin e personave të ndryshëm dhe mund të hynin në këto llogari.

Më pas mund të shfrytëzonin, të dhëna si foto, kontakete madje dhe mund të komunikonin.

Në një intervistë  19-vjeçari ka thënë:

Dobësinë së pari e kam raportuar më 22 tetor në Microsoft dhe kam marr përgjigjen e parë më 23 tetor. Dobësia e raportuar ka marr kohë deri sa është rregulluar dhe më 23 dhjetor kjo dobësi nuk ekziston më. Pasi që jam përdorues i Skype gjersa isha duke punuar me të, pata një ndjesi që ka diçka që nuk shkonte, me një funksion të aplikacionit ku më jepte më shumë funksione se sa duhej. Pasi që e kam vërejt këtë kam filluar të mendoj ndryshe nga një shfrytëzues i thjesht, ku pas kësaj kam hulumtuar dhe kam gjetur se ka mundësi të qasem në pjesën ku kërkohet ‘authentication’ të Androidit."

Më tej në intervistën për Koha.net ai ka treguar se duke qenë se ka raportuar këtë, problem, pret që në mesin e muajit janar të shpërblehet me çmimin "Hall of Fame".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco