Çfarë ndodhi me shkencëtarin që krijoi beben e modifikuar gjenetikisht?

Çfarë ndodhi me shkencëtarin që krijoi beben e modifikuar gjenetikisht?

17:26, 31/12/2018
A+ Aa A-

Një shkencëtar kinez, i cili tronditi botën duke pretenduar se kishte krijuar fëmijën e parë gjenetikisht të modifikuar, mbetet i mbyllur në një shtëpizë të vogël të një universiteti në Shenzhen, nën kontrollin e një duzine njerëzish të paidentifikuar.

Ai u pa për herë të parë këtë javë në ballkonin e banesës së tij që kur u shfaq në një konferencë në Hong Kong në fund të nëntorit, në të cilën mbrojti veprimet e tij, transmeton New York Times.

Gjatë disa javëve të fundit ka pasur spekulime në lidhje me atë nëse He Jiankui ishte në paraburgim shtëpiak. Universiteti i tij dhe qeveria kineze, e cila ka vënë nën hetim mjekun, nuk thanë asgjë për fatin e tij. Por pamja e tij në ballkonin e hotelit ka zgjidhur të gjitha dilemat.

Në nëntor, mjeku tronditi komunitetin shkencor botëror, kur ai konfirmoi se  kishte krijuar foshnjat e para në botë me embrione të rregulluara gjenetikisht, të cilat ishin futur në një grua që më vonë lindi binjakë.

Megjithëse nuk dha dëshmi se binjakët e lindur ishin modifikuar gjenetikisht, ai paraqiti të dhëna që sugjeronin se e kishte bërë këtë me të vërtetë.

Shkencëtarët në Kinë dhe botë kanë dënuar pretendimet e këtij shkencëtari, të cilët mendojnë se kanë shkuar shumë larg. Shumë shkencëtarë kinezë kanë thënë se ky projekt simbolizon angazhimet intensive të He Jiankui, por mosrespektimi i standardeve etike është një disavantazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco