Meshkujt apo femrat? Merr fund dilema, ja kush e kanë trurin më të zhvilluar

Meshkujt apo femrat? Merr fund dilema, ja kush e kanë trurin më të zhvilluar

02:29, 29/12/2018
A+ Aa A-

Truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve  të paktën kështu thonë hulumtimet.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë ta shpjegojnë faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ndërkaq ka krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe i ka analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Por, meshkujt kanë shkallë më të lartë të ADHD-së dhe çrregullimeve tjera të ngjashme.

Përveç këtyre, studimi, i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës, bashkëpunimit, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkenca popullore29/12/2018 13:48

Ka edhe një përcaktim të vjetër popullor sa i takon aftësisë së trurit të femrave që thotë se femrat e fusin shejtanin në shishe..

Shto koment

Denonco