Ish-astronauti: Dërgimi i astronautëve në Mars do të ishte çmenduri

Ish-astronauti: Dërgimi i astronautëve në Mars do të ishte çmenduri

11:09, 24/12/2018
A+ Aa A-

Njëri nga njerëzit e parë që ka hyrë në orbitën e Hënës ka thënë se është çmenduri që të planifikohen misione me njerëz në Mars. Bill Anders, ish-pilot i modulit “Apollo 8” dhe njeriu i parë që ka dalur nga orbita e Tokës, është deklaruar se dërgimi i njerëzve në Mars është pothuajse qesharak.

NASA është duke planifikuar misione të reja, të cilat përfshijnë dërgimin e njerëzve në Hënë. Kjo po bëhet për shkak të zbulimit të shkathtësive dhe zhvillimit të teknologjisë së përshtatshme për mundësimin e lëshimit të njerëzve në Mars në të ardhmen.

85-vjeçari tha se është përkrahës i madh i programeve që nuk përfshijnë udhëtimin e njerëzve, kryesisht për shkak të shpenzimeve më të vogla. Sipas tij, as popullata nuk jep përkrahje për financim të misioneve më të shtrenjta me njerëz. “Çfarë po na nxitë për të shkuar në Mars? Nuk mendoj se publiku është shumë i interesuar për këtë”, tha ai.

Përmes një deklarate, NASA ka njoftuar se planifikon të dërgojë njerëz në Hënë në mënyrë që të përgatiten për dërgimin e njerëzve edhe në Mars. “Në këto plane do të jenë të përfshirë edhe partnerët komercialë dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që të forcohet prania e njerëzve në hapësirë dhe të fitohet dije e re për hapësirën”, thuhet në deklaratën e tyre, shkruan “BBC”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco