Tre anëtarët e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, kthehen në Tokë

Tre anëtarët e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, kthehen në Tokë

10:26, 20/12/2018
A+ Aa A-

Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh.

Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, ateruan të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit.

Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente.

Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën nëpër hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit.

Gerst e dorëzoi komandën e Stacionit te rusi Oleg Kononenko.

Kononenko Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit dhe do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj. /rel


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco