Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Truri, misteri i të gjitha mistereve në univers!’, të fshehtat e 100 miliaradë qelizave

‘Truri, misteri i të gjitha mistereve në univers!’, të fshehtat e 100 miliaradë qelizave

08:32, 09/12/2018
A+ Aa A-

Truri yne eshte i afte te marre rreth 100 milion bite apo njesi informacionesh qe vijne prej shqisave te ndryshme. Rreth 100 miliarde qeliza nervore te quajtura neurone, si dhe lloje te tjera qelizash, zene vend ne trurin e njeriut, edhe pse ky organ perfaqeson vetem 2% te peshes trupore.

Qelizat nervore, neuronet nuk jane ne kontakt te drejtperdrejte me njera tjetren. Jane te ndara nga hapesira me te vogla se 25 te miliontat e milimetrit, te quajtura sinapse. Keto hapesira mbushen nga substanca kimike neurotransmetuese. Keto sinjale kimike mblidhen ne nje skaj te neuronit nga nje labirint me fije te holla, te quajtura dendrite. Pastaj sinjalet transmetohen ne skajin tjeter te neuronit, nga nje fiber nervore qe quhet akson. Tek neuronet sinjalet jane elektrike ndersa tek sinapset jane kimike duke na dhene nje natyre elektrokimike te sinjaleve, ku çdo sinjal permban nje grumbull te madh informacionesh.

Amundet qe keto informacione te arrihen qe te transkriptohen, nga kompjuterat tane?

A mundet qe ne ardhmen kompjutera te avancuar te lexojne mendjen njerezore?

A mundet qe njeriu i se ardhmes te krijoje inteligjencen artificiale, pra trurin artificial?

Nuk dihet ekzaktesisht se çfare ndryshimesh fiziologjike ndodhin ne tru gjate fazave te mesimit. Eksperimentet tregojne qe gjate procesit te mesimit, çlirohen sasi te konsiderueshme te substancave kimike, qe mbushin hapesirat midis neuroneve, qe do te thote se truri yne forcohet nga perdorimi dhe dobesohet nga mos perdorimi. Pra, truri funksionon ashtu si nje motorr: nese ai punon, eshte mire, nese lihet fikur, ai ndryshket.

Te gjitha keto fije nervore formojne “telat” e trurit, ku ne saj te tyre mund te memorizoje çdo ngarkese informacionesh qe mund t’i jepet tani, madje edhe nje miliard here me shume! Karl Sagan thote: “Truri eshte me te vertete nje vend shume i madh brenda nje hapesire mjafte te vogel… sasia e informacioneve qe do te munde te grumbullonte truri eshte sa e 20 milion librave”.

Por menyra sesi truri arrin te linde mendime, te perpunoje apo te analizoje informacione te ndryshme, duke i veçuar ato eshte nje mister ende i pazgjidhur.

Alexis Carrel pohon se revolucioni me i madh shkencore ne historine e njerzimit do te jete, kur njeriu te arrije te zbuloje sesi truri prodhon imagjinaten, mendimet, procesin e realizimit te endrrave, kompleksitetin e mendjes njerezore, formesimin e shkronjave dhe te folurit, perceptimet per te shpikur e zbuluar ligjet natyrore, dukurite natyrore enoratike dhe telepatike te sistemeve nervore te posaçem… te gjitha keto e shume te tjera mbeten nje mister. Cfare ndodh ne brendesine e trurit tone kur ne mendojme nje veprim apo ide? Si mundet truri yne te formesoje ide te reja, te cilat nuk i gjejme diku te shkruara ne boten tone reale, por ama qe gjenden ne te?

Si truri yne e percepton boten dhe si na e pasqyron?

Alex Carrel thote: “Mbase do te vije dita qe njeriu do te mund te transformoje nje njeri normal ne njeriun “gjeni”, ashtu siç bletet transformojne nektarin e luleve ne mjalte”.

Pikerisht atehere njerezimi do te perjetoje nje brez te tere shkencetaresh dhe evolucionin me te madh te zhvillimit teknologjik e te botekuptimit ndryshe mbi jeten dhe universin…!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Erion Goga09/12/2018 09:13

Ky kompleksitet i persosur i trurit dhe i njeriut ne teresi per te mos folur per natyren kafshet bimet universin verteton dhe jane argumente te qarta per ekzistencen e ALLAHUT, por nga mos thellimi ne mendime dhe injoranca njerezit besojne akoma tallavane e teorise se evolucionit e cila niset vetem nga ngjashmeria fizike e jashtme pa marre parasysh kompleksitetet e brendshme si qeliza kodi gjenetik ADN e te tjera. Rrofte injoranca moderne ku kujtojme se dime por nuk dime asgje.

Shto koment

Denonco